• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE në “krah” të Tahirit në luftën kundër kanabisit: Jeni në anën e drejtë të betejës

by Java News
01/11/2016 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Retorika politike e Tiranës për çështjen e kanabisit në vend ka marrë sot një përgjigje të fortë nga Komisioni Europian

Me anë të një letre të drejtuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Komisioneri për Migracionin Çëshjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Europian Dimitris Avramopoulos, vlerëson punën e bërë nga policia shqiptare si pozitive dhe shprehet se ministri ka tregur që ka qenë në anën e drejtë të luftës kundër kanabisit.

Avramopoulos vlerëson poashtu punën e përbashkët dhe operacionin e suksesshëm të zhvilluar me autoritetet e zbatimit të ligjit të vëndeve të BE-së, në luftën kundër prodhimit dhe trafikimit të drogave.

Nga ana tjetër Avramopoulos thekson se puna e policisë duhet të ketë pasuese punën e sistemit të drejtësisë që lufta anti-kanabis të jetë sa më efikase.

Duke inkurajuar qeverinë shqiptare për të vazhduar luftën ndaj kanabisit dhe duke qenë gjtihmonë siç është dhe sot në krahun e duhur të betejës, komisioneri thotë se “Do të vazhdojmë të mbështesim autoritetet shqiptare në luftën kundër kultivimit të kanabisit”

Ja letra e plotë që ka mbërritur sot nga KE:

“I dashur Ministër,

Dua të të falënderoj për letrën tënde të datës 21 shtator 2016, me anë të së cilës kërkuat mbështetjen time për luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit. Lutem, pranoni ndjesën time për përgjigjen e vonuar.

BE-ja dhe shtetet anëtare të saj, kanë dhënë kontibut të çmueshëm ndaj përpjekjeve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar me fokus drogën. Mbështetja e BE-së solli si pasojë rritjen e kapaciteteve të agjencive shqiptare të zbatimit të ligjit, për të kryer investigime parandaluese dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër trafikimit ilegal të drogave. Në takimin e fundit të nën-komitetit mbi drejtësisnë dhe çështjet e brendshme në fillim të muajit mars, Komisioni mirëpriti operacionin e fundit të sukseshëm policor dhe bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit të vëndeve të BE-së, në luftën kundër prodhimit dhe trafikimit të drogave.

Këto hapa pozitive dhe rezultate, duhet të pasohen me masa gjithëpërfshirëse dhe parandaluese si dhe me një ndjekje gjyqësore. Komisioni gjithashtu inkurajon autoritetet shqiptare për të zgjeruar investigimet sistematike të pasurive financiare të organizatave kriminale, si dhe të përdorin më shumë elementin e konfiskimit të pasurive dhe dënimeve.

Do të vazhdojmë të mbështesim autoritetet shqiptare në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Unë personalisht, përshëndes përpjekjet tuaja, Ministër, stafin tuaj për zbatimin e ligjit si dhe Guardia di Finanza për angazhimin në këtë fushë. Rezultatet e masave që keni ndërmarr, kanë vërtetuar që keni pasur anën e drejtë. Gjithashtu, dua të inkurajoj autoritetet shqiptare për të ndjekur me forcë, një luftë edhe më të madhe kundër krimit të organizuar, përfshirë nëpërmjet sistemit të drejtësisë. Pasuritë dhe asetet e konfiskuara nga kjo luftë do t’ju ndihmojnë në përpjekjet tuaja.”

Kujtojmë se opozita ditët e fundit po lobon kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë pasi sipas saj kanabisi është problem madhor që nuk po luftohet nga qeveria. Madje, kësaj teorie anti-integrim i është bashkuar sot edhe Presidenti i Republikës, i cili ishte në një linjë me Partinë Demokratike./Lexo.al/

letra-ministrit

Next Post
Spartak Braho është deputeti që hyri te burgu 302, zbulohet me kë u takua

Alarmi i Brahos: SHISH ka dy vite që nuk raporton në kuvend, përgjon titullarë nën hundën e prokurorisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

January 21, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit pas kërkesës për lirimin nga burgu

January 21, 2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

January 21, 2026
Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In