Agron Alaj nga Deçani dhe Avni Xheladini e Ilir Rexhepi nga Ferizaj pritet të humbin tërë pasurinë e tyre në vlerë prej 1.5 milionë eurosh, në rast se Gjykata e Apelit aprovon vendimin e Gjykatës së Ferizajt që i shpall ata fajtorë për tri vepra penale.
Krim i organizuar, prostitucion dhe shpëlarje parash, janë veprat për të cilat u shpallën fajtorë në shkallë të parë, e sipas organeve të drejtësisë ata fituan pasurinë milionëshe, shkruan “Koha Ditore”.
Vendimi mbi fajësinë e tyre u shpall më 29 qershor të këtij viti nga gjyqtari i krimeve të rënda në Ferizaj, Agim Maliqi. Dënimet ndaj tyre janë burgim dhe gjoba me mijëra euro…