Publicisti i mirënjohur kosovar Milaim Zeka ka thënë për “Kosova sot”: “Është një piramidë e 50 familjeve kriminale, që e kontrollojnë këtë shtet të varfër, ku janë dhe vetë individë të fuqishëm nga strukturat politike me pozita te larta në pushtet. Tregu kosovar është treg i cirkusit dhe të gjithë e dinë se kush janë ato 50 familje që e sundojnë keq Kosovën. Merreni se kush i kontrollon ndërtimet, kush e kontrollon tregun e derivateve të naftës, kush telefoninë mobile- ‘Z-mobile’, biznesin e barnave dhe aty shihet se krejt ky biznes shkon aty nën tutelën e politikanëve”, thotë publicisti Zeka
Gazetari dhe publicisti Milaim Zeka është autor i emisionit më të shikuar deri në tani “Pa Rrotlla” në mediumin publik RTK dhe vazhdon të jetë një nga zërat më disidentë të përpjekjes për zbardhje dhe denoncim të kapjes së shtetit të Kosovës nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, nëpërmes strukturave të oligarkisë ekonomike të kriminalizuar, të ndërlidhur ngushtë me politikanët dhe qeveritaret që po e qeverisin vendin për gjithë këto vite të pasluftës.









