Janë mbi 5 mijë investitorë të huaj që investuan në Kosovë që nga viti 2003 e deri më tani. Ndër shtetet me numër më të madh të kompanive që ushtrojnë veprimtarinë e tyre këtu, është Shqipëria me 731 biznese e pasuar nga Turqia me 601, Maqedonia me 540, Kina me 407, Gjermania me 389 etj. Veprimtaria e tyre shtrihet kryesisht në sektorët e tregtisë, financiar, hotelerisë dhe turizmit, ndërtimit etj.
Sipas njohësve të ekonomisë, Qeveria duhet të krijojë kushte më të mira për të bërë biznes dhe ky numër i bizneseve të huaja të rritet me investitorë më të mëdhenj dhe më serioz. KosovaPress ka siguruar listën e shteteve me numër të kompanive, profilet dhe disa nga kompanitë më të mëdha që kanë investuar.