• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në Kosovë garë për merita në koalicionin qeverisës për taksën serbe

by Java News
23/11/2018 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur gara për marrjen e meritave brenda koalicionit qeverisës se kush e mori vendimin për taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, që hyjnë në Kosovë.Taksën prej 10 për qind në kabinetin Qeverisës e ka propozuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Ishte miratuar me unanimitet të votave të ministrave shqiptarë, në mbledhjen që Qeveria e Kosovës e kishte mbajtur më 6 nëntor, transmeton Koha.net.

Në arsyetimin e tij, Shala, tha se kjo është praktikë ndërkombëtare. Nuk kishte vonuar një postim në profilin e tij në Facebook nga kryeministri Ramush Haradinaj, që tha se “kanë miratuar këtë vendim për të mbrojtur produktet vendore”.

Mbrëmë në Interaktiv të KTV-së, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se ka qenë pikërisht ai që ka iniciuar masën prej 10 për qind. E merita i ka atribuuar edhe shefit të tij të partisë.

“Nuk ka vendim në Qeveri pa iniciativën e PDK-së, pa pronësinë e PDK-së. Vendimi i parë për 10 për qind ka qenë i iniciuar prej meje. Këtë po e përmend për herë të parë. Por edhe vendimi  nuk do të ndodhte pa mbështetjen e mirëfilltë të kryetarit Veseli. Kryetarit Veseli i takon që ta shpjegojë në të ardhmen, por ky vendim i përshkruhet natyrisht neve si partnerë të koalicionit, por ky vendim mbi të gjitha është edhe i PDK-së”, ka thënë Hoxhaj.

“Por përtej asaj për merita, unë mendoj se ne do ta shfrytëzojmë këtë situatë të re se si realisht prej nesër dhe çdo ditë në 10 vitet e ardhshme duhet ta kemi një patriotizëm të ri ekonomik”, ka shtuar më tej, transmeton Koha.net.

Duke dhënë njoftimin për vendimin e ri për dhjetëfishim të taksës së vënë, ministri Shala ka thënë “Ministria që unë udhëheq e përkrahur po ashtu nga Qeveria e Kosovës, do të fokusohet në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj, duke krijuar kushte sa më të volitshme për prodhuesit dhe tregtarët vendorë”.

“Ndaj shpresojmë në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj në rrugëtimin tone për të fuqizuar Kosovën, prodhuesin dhe tregun e saj”, ka thënë Shala.

Pjese në merita ka marrë edhe Fatmir Limaj, kreu i Nismës për Kosovën, parti prej të cilës vjen edhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala. Limaj, që është zëvendëskryeministër ka thënë se “këtë vendim janë detyruar ta marrin për shkak të sjelljes së vazhdueshme agresive dhe mohuese të Serbisë ndaj Kosovës”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, që i prin AAK-së, ka mbledhur Kryesinë e partisë, e aty ka thënë se “taksa prej 100 për qind do të hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë”.

“Serbia ka me u mundu me testu qëndrueshmërinë tonë, duke na provokuar në forma të ndryshme, së pari duke u thirrur në katastrofë humanitare për serbët e veriut, e që në të vërtetë nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Ajo do të mundohet të vë edhe barrikada në veri, siç është e njohur me forma të tilla, por, prapë nuk do të ketë sukses. Të gjitha këto variante janë rrugë të gabuara nga ana e Serbisë nëse do t’i ndërmarrë. Rruga e vetme e drejtë është që ta njohë Kosovën si shtet”, ka thënë Haradinaj.

E kreu i PDK-së, Kadri Veseli, për të cilin Hoxhaj tha se do të sqarohet vetë në ditët e ardhshme, ka vendosur që të flasë në një mënyrë tjetër.

Përmes një speciale në lajmet qendrore të televizionit publik, thuhet se ka qenë pikërisht Veseli ai që nga Brukseli, ku po qëndron në vizitë zyrtare, ka kërkuar që taksa të jetë 100%, “e jo siç ka qenë në fillim 30%”.

“Pak minuta pa u marrë vendimi në Qeveri, kryeministri e ka konsultuar në telefon kryeparlamentarin Kadri Veseli si lider i koalicionit dhe në fillim propozimi ka qenë që taksa të vendosej 20% apo maksimum 30%, bënë të ditur kabineti i Veselit.

Kryeparlamentari Veseli e ka ndërprerë për disa minuta takimin me grupin e miqësisë në Belgjikë dhe është dëgjuar duke komunikuar me kryeministrin Haradinaj lidhur me vendimin që pritej ta merrte Qeveria. Sipas zyrës së kryerparlemtnarit, gjatë bisedës telefonike të kryeparlamentarit me kryeministrin, Veseli ishte skeptik për propozimet fillestare të kryeministrit që taksa të vendosej prej 30 %”, thuhet në rrëfimin e RTK-së.

“Këto masa dhe taksa prej 30% nuk janë serioze dhe e dëmtojnë Kosovën. Ki parasysh se mund të rriten çmimet për qytetarët. Duhet të merren parasysh edhe reagimet e BE-së, por veçanërisht SHBA-së. Nuk duhet të merren vendime vetëm për populizëm. Nëse duam t`i përgjigjemi agresionit të Serbisë, atëherë më mirë është që taksa të vendoset 100%, por kur të vendosësh nuk ka më kthim mbrapa”, citohet të ketë thënë Veseli në bisedën telefonik me Haradinajn, që thirret në burime të zyrës së kryetarit Veselit.

Madje, sipas televizionit publik, kjo zyrë bënë të ditur se pas bisedës telefonike me Haradinajn, Veseli ka kontaktuar menjëherë me zëvendëskryeministrin nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, të cilin e ka udhëzuar që ministrat e PDK-së ta votojnë vendimin për taksën prej 100%.

Ai që s’është deklaruar ende për taksën është kreu i shtetit Hashim Thaçi, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Pasuria e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin, shkarkohet prokurori i Tiranës

Pasuria e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin, shkarkohet prokurori i Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In