Në Kosovë 2.2 Euro në Shqipëri 22 Euro/ Koncesioni i pullave fiskale përfundon në dhjetor 2024. Po më pas?!

Pas 13 vitesh, kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave si autoritet kontraktues dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions S.A.” e “Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k.”, per projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e te pullave te kontrollit te barnave përfundon më datë 31 dhjetor 2024.

Ministria e Financave ka hartuar projektligjin, sipas të cilit nga data 1 janar 2025, propozohet qe prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale te kryhet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Gjithashtu, për efekt të rëndësisë qe kane elementet e sigurisë se pullave fiskale propozohet që këta elemente te përcaktohen me VKM.

Sa i përket procedurës se porositjes se pullave fiskale, ajo mbetet e njëjtë, por pagesat e çmimeve te pullave fiskale dhe kostove të dërgesave do t’i paguhen personit te autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Koncesioni i pullave fiskale duhet të përfundonte ne 6 shkurt 2023, por Kuvendi vendosi qe ta shtynte atë deri në dhjetor 2024. Zgjatja e afatit shkaktoi pakënaqësi të bizneset, të cilat u ankuan se ky koncesion vetëm sa kishte shtuar ngarkesën fiskale dhe nuk i kishte shërbyer qëllimit të tij për të luftuar evazionin. Tarifa e lartë e pullave fiskale ishte kundërshtuar ashpër nga bizneset e mallrave të akcizës, pasi rendon kostot prodhuese
Është e pa qartë se sa do te kushtojnë pullat fiskale te monopolit shtetëror nga 1 janari 2025. Aktualisht në Shqipëri, tarifa e pullave fiskale është 22,4 USD për 1,000 cope, ndërsa ne Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosove 2,2 USD. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com