• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Në këto qytete jetojnë pijedashësit më të mëdhenj, rriten shpenzimet e shqiptarëve për pije dhe duhan

by Java News
03/01/2020 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët janë shquar për dashurinë e tyre ndaj pijes dhe këtë e tregon edhe tradita që ende vijon për prodhimin e verës dhe rakisë së shtëpisë. Megjithatë, shifrat na tregojnë se dibranët janë “më pijedashësit” e vendit.

Sipas të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjeve, në vitin 2018 ata rritën peshën e shpenzimeve për pije alkoolike dhe duhan në 6% të totalit të shpenzimeve të tyre. Një vit më parë, po sipas kësaj ankete, shpenzimet për këtë kategori në qarkun e Dibrës zinin rreth 5.4% e totalit të shpenzimeve. Krahasuar me mesataren e vendit, pesha e shpenzimeve të tyre për pije dhe duhan ishte thuajse dyfish më e lartë.

INSTAT raporton se mesatarisht një familje në Shqipëri rreth 3.5% të totalit të shpenzimeve të tyre ia dedikon këtij zëri.

Në vend të dytë, renditet qarku i Elbasanit, të cilët gjithashtu gjatë vitit 2018 rritën shpenzimet për pijet alkoolike dhe duhan që ishin sa 5.2% e totalit të shpenzimeve nga 4.9% që ishte një vit më parë.

Pas tij renditet qarku i beratit dhe Lezhës me 4.8% të totalit. Por, në krahasim me një vit më parë duket se lezhjanët kanë shtrënguar dorën për sa i përket shpenzimeve për pije alkoolike dhe duhan, të cilët shpenzonin një vit më parë 5.7% të totalit të tyre.

Kukësi dhe Korça, të dy këto qarqe, kishin gjithashtu shpenzime më të larta se mesatarja e vendit me përkatësisht 4.4% të totalit dhe 3.8%.

Nga ana tjetër qarku me shpenzimet më të ulëta për këtë kategori, renditet Vlora, ku sipas të dhënave të INSTAT kanë ulur shpenzimet për pije dhe duhan në masën prej 2% të totalit, nga 2.25 që ishin në vitin e kaluar.

Nuk është aspak çudi që edhe qarku i Gjirokastrës ka shënuar gjithashtu shpenzime të ulëta, prej vetëm 2.2% të totalit. Por, kjo nuk do të thotë që konsumojnë më pak pije alkoolike, pasi shpenzimet në anketë nuk përfshijnë konsumin e qytetarëve nga prodhimi artizanal i verës dhe rakisë.

Po ashtu shpenzime relativisht të ulëta janë regjistruar edhe në Durrës dhe Shkodër, ku sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet ishin përkatësisht 2.4 dhe 2.7%.

Ndërsa me një diferencë të ulët me mesataren e vendit renditet qarku i Fierit dhe Tiranës, ku mesatarisht janë shpenzuar për pijet alkoolike dhe Duhanin 3.2 dhe 3.3% e totalit të shpenzimeve të familjeve në këto qarqe. /MONITOR/

Next Post
Albin Kurti i kujton Ramës basketbollin: Me Mini-Shengenin ballkanik gabove në hapa

Albin Kurti i kujton Ramës basketbollin: Me Mini-Shengenin ballkanik gabove në hapa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

January 27, 2026
“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

January 27, 2026
Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

January 27, 2026
“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

January 27, 2026
Tabaku: Vendin nuk e nxin opozita, por qeveria

‘Ligjin penal e keni përdorur si mjet presioni, të shfuqizohen nenet..’, Tabaku: Shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale

January 27, 2026
Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

January 27, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

January 27, 2026
Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet

January 27, 2026
Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

January 27, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In