Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët në Elbasan nëse ka marrë një propozim për t’u bërë ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.
Balla tha se në këto kushte ai do preferonte të mbante pozicionet që kishte në Partinë Socialiste.
“Unë jam kryetar i grupit parlamentar të PS dhe Sekretar i përgjithshëm i PS, e kam thënë shpesh që sipas librit të rregullave të PS Sekretari s’mund të marrë një detyrë ekzekutive.
Në këto kushte do preferoja të isha në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm e kryetar i grupit parlamentar por brenda grupit të PS e brenda njerëzve që kontribuojnë cdo ditë në këtë rrugë historike të një ndryshimi të pakthyeshëm të Shqipërisë”.
g.kosovari