1980 – Vdiq presidenti i RSF të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, udhëheqës i partizanëve jugosllavë në Luftën e Dytë Botërore dhe udhëheqës i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Ai e hoqi vendin nga blloku sovjetik, filloi zhvillimin e saj të gjithanshëm dhe ishte kreu i Lëvizjes së të Painkuadruarve.
1493 – Papa Aleksandri VI, spanjoll, nxori një dekret për ndarjen e Botës së Re mes Spanjës dhe Portugalisë, sipas të cilit të gjitha vendet e reja të zbuluara në perëndim të Azores duhet të takonin Spanjës.
1929 – Lindi aktorja amerikane Audrey Hepburn, ambasadore e Vullnetit të Mirë të UNICEF-it. Ajo fitoi një Oskar për filmin “Roman Holiday” (Luajti te “Mëngjesi në Tiffany”, “Sabrina”, “Lufta dhe Paqja”, “Dashuria pasdite”, “Lady im i dashur”). (b.an)