1864 – Në Londër, Marksi themeloi Internacionalen e parë (Shoqata Ndërkombëtare e Punëtorëve), ku dokumentin themelues e ka shkruar ai vete Karl Marksi (Marx).
48 para Krishtit – Në Egjipt u vra Pompeu, një nga burrështetasit më të mëdhenj romakë dhe udhëheqës ushtarak, i cili më 69 pK mposhti kryengritjen e Spartakut dhe më 61 pushtoi Jeruzalemin. Senati romak e ka zgjedhur atë konsull më vitin 52, por e ka humbur fuqinë, pasi u mund nga Gaius Jul Cezari në betejën e Farsala, pas së cilës u strehua në Egjipt.
1895 – Vdiq kimist dhe biologu francez Louis Pasteur, shpikësi i vaksinës kundër tërbimit, antraksit dhe erizipela. Ai gjithashtu zbuloi procesin e ruajtjes së ushqimit duke parandaluar përhapjen e baktereve, që u quajt më vonë “pasterizimi”. Ai është themeluesi i fushave shkencore të mikrobiologjisë dhe stereokimisë. Ai organizoi në vitin 1888 Institutin e famshëm në Paris, që mban emrin e tij. (b.an)