1986 – Në qendër të Stokholmit, është vrarë kryeministri suedez dhe kreu i Partisë Social Demokratike Olof Palme. Një nga politikanët më të njohur evropiane në atë kohë, u vra në rrugë, ndërsa bashkë me gruan e tij ishte duke u kthyer në shtëpi nga kinemaja.
1869 – Vdiq shkrimtari francez dhe diplomati Alphonse de Lamartine, një nga poetët më të mëdhenj të romantizmit. Lavdinë atij ia solli libri “Meditime poetike” (1820), e pastaj përmbledhja e tij më e rëndësishme “Harmonia poetike dhe fetare” me të famshmen “Hymni i natës”.
1933 – Hitleri, një ditë pas djegjes së Reichstag, bindi presidentin Paul von Hindenburg për të nënshkruar ligjin për mbrojtjen e kombit dhe të shtetit me të cilin u shfuqizuan liritë personale, liria e shprehjes dhe e shtypit, si edhe liria e tubimit. Ditët e ardhshme janë arrestuar më shumë se katër mijë komunistë. (b.an)