1959 – Udhëheqësi i guerrilasve Fidel Castro (Castro) u bë kryeministër i Kubës pasi përmbysi diktatorin Fulgensi Batist (Fulgencio) më 1 janar 1959.
1907 – Vdiq Giosue Carducci, poeti më i madh italian në dekadat e para pas bashkimit të Italisë, profesor i vjetër i letërsisë italiane në Universitetin e Bolonjës. Ai fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1906.
1936 – Fronti Popullor, një koalicion i socialistëve, komunistëve, republikanëve dhe partive të tjera më të vogla fitoi zgjedhjet parlamentare në Spanjë. Pas kesaj, Qeveria u formua nga Manuel Azanja, kurse kushtetuta demokratike e vitit 1931 u rivendos sërish. Përpjekja e ushtrisë për të mposhtur qeverinë republikane në korrik u shndërrua në një luftë civile që përfundoi në vitin 1939 duke krijuar diktaturën e gjeneralit Franko. (b.an)











