1793 – U vra Jean Paul Marat, një nga udhëheqësit kryesor të Revolucionit Francez dhe lider i Montanjereve. Vrasja është kryer nga Charlotte Corday, e cila është ekzekutuar katër ditë më vonë në gijotinë.
1822 – Në luftën për pavarësinë e Greqisë ushtritë greke mundën forcat turke në grykën e Termopileve.
1878 – U mbyll Kongresi i Berlinit, në të cilën fuqitë europiane (Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia, Anglia dhe Franca) kanë krijuar një balancë të re të pushtetit në juglindje të Evropës. Ato kanë rishikuar traktatin e paqes të Shën Stefanit që është përfunduar midis Rusisë dhe Turqisë më 3 mars, ku Serbia dhe Mali i Zi kanë fituar njohje ndërkombëtare dhe kanë zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme territorin e tyre, kurse Perandoria Austro-Hungareze pati të drejtën për të marrë Bosnjën dhe Hercegovinën.
1985 – Atleti sovjetik Sergei Bubka ka arritur rekord të ri botëror në kërcim me shkop, kur në Paris për herë të parë kërceu në gjashtë metra. (b.an)










