1875 – Vdiq shkrimtari danez Hans Kristian Andersen. Edhe pse suksesi i parë letrar i tij i detyrohet romanit “Improvizuesi” (1835), ai e fitoi famën botërore, si autor i rreth 200 tregimeve të shkurtra, të cilat konsiderohen si përrallat më të bukura për fëmijë.
1704 – Në Luftën për trashëgiminë spanjolle, forcat Anglo- Holandeze kapën qytetin spanjoll të Gjibraltarit.
1792 – Lindi Persi Bish Shelli (Percy Bysshe Shelley), një nga poetët më të rëndësishëm të romantizmit anglez. Kundërshtar i disiplinës politike, shoqërore dhe fetare, ai u largua nga Anglia dhe vitin e fundit të jetës së tij e kaloi në Itali, ku në vitin 1822 ai u mbyt prej fundosjes së një veliere. (b.an)