• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kërkim të “opozitës më të fortë” të Edi Ramës

by Mero Baze
24/12/2024 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në vitet ’70, kur denigrimi i Ballit Kombëtar në letërsi dhe sidomos në estradat shqiptare kishte arritur kulmin, Enver Hoxha u ndje i pakënaqur. Ai thirri krijuesit e Kinostudios dhe u tha:

– Shikoj ata filmat tuaj me ballistë dhe na i paraqisni si ca birbo që pijnë raki e nuk dinë të bëjnë luftë. Dhe kështu mendoni se nderoni Partinë. Në fakt, po e turpëroni, sepse njerëzit do të thonë: “Me kë kanë luftuar këta? Me ca pijanecë që hanin pula?” Kjo nuk është e vërtetë. Kemi bërë luftë të përgjakshme me ta!

Kjo kritikë, ndonëse brenda kornizave të propagandës së kohës, zbulonte një të vërtetë taktike: një kundërshtar i përçmuar përçon një fitore të vogël.

Sot, Edi Rama duket se është në një situatë të ngjashme, duke përcjellë të njëjtën porosi – jo më për Kinostudion, por për ambasadorët perëndimorë dhe të tjerët. Ai duket sikur u thotë:

– Nuk është e vërtetë që unë fitoj se s’kam opozitë dhe përballë kam një plak të rrjedhur. Nuk mund të nënvlerësohet një fitore ndaj një kundërshtari të dobët!

Në urimin e tij për “opozitën më të fortë”, Rama la të nënkuptohet se ai kërkon një kundërshtar të denjë, që i jep fitoreve të tij peshë dhe lavdi. Por ndryshe nga Enver Hoxha, ai nuk e ka bërë të qartë se kush është ky kundërshtar i fortë.

Nëse e ka për Sali Berishën, atëherë mund ta marrim për humor. Nëse e ka për opozitarët e rinj që ambasadorët perëndimorë po përpiqen t’i promovojnë, duket si një tallje elegante me ambasadorët. Por nëse e ka për SPAK-un, atëherë ka goditur në shenjë.

SPAK është ndoshta opozita e vetme dhe më e fortë me të cilën Rama përballet aktualisht. Kjo strukturë, që formalisht është pjellë e reformës në drejtësi të promovuar nga Rama dhe ndërkombëtarët, është aktualisht në betejë dhëmbë për dhëmbë me pushtetin e Edi Ramës.

SPAK ka nxjerrë të pandehur një numër kryetarësh bashkish, nga çështje banale si ndërtimi i një rruge deri te konflikte me të afërmit e tyre. Në këtë kontekst, ndërsa Rama e quajti SPAK veprën e tij dhe Berisha e shpalli armikun e tij, pjesëtarë të drejtësisë së re duket se po manovrojnë më lehtë për të qenë në rregull me Berishën, se sa me Ramën që i quan “vepër të tij”

Në disa raste, e njëjta gjyqtare që ka hequr masën e sigurisë ndaj Berishës, ka shpallur qeverinë grup i organizuar kriminal. Kështu, ndonëse Rama tallet me opozitën e fragmentuar dhe mburret me drejtësinë e re, duket se kjo e fundit po kthehet në opozitën e vërtetë dhe më të fortë kundër tij.

Më në fund duket se e ka gjetur realisht opozitën më të fortë. Por jo tek ata që përqesh, por tek ata që mburret se i ka krijuar vetë.

Next Post
Koncerti i festave të fundvitit, qytetarët festojnë në shesh, Veliaj: Gëzuar! E kemi transformuar Tiranën në një qytet europian

Koncerti i festave të fundvitit, qytetarët festojnë në shesh, Veliaj: Gëzuar! E kemi transformuar Tiranën në një qytet europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In