• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kërkim të një “vrasësi” për Ilir Metën

by S M
23/05/2020 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Asnjë politikan shqiptar, ndoshta në të gjitha kohërat, nuk ka vizatuar dhe skicuar disa herë momentin kur do të vdesë dhe si duhet të vdesë, siç e ka bërë këtë gjë Ilir Meta. Sa herë që ai ka ngërç politik në vend, sa herë që përballet me beteja absurde të prodhuara nga paranojat, apo sa herë ndjehet i dështuar në lëvizjet e tij, ai përfytyron një vrasje.

Kur shikon se kundërshtarët po bëhen gati ta shkarkojnë se ka shkelur Kushtetutën, atij i vjen në mendje Allende. Përfytyron veten në paradhomën e Presidencës, shikon gardistin që ka në oborr, atë tipin të cilin e përshëndet çdo ditë, mendon Olta Xhaçkën me ca ushtarë tek “Rogneri” duke marshuar drejt tij në pozicion luftimi, dhe pastaj veten e tij me një automatik që e shkreh në gjoks.

Kur vendos të marrë vendime të forta politike, duke përdorur Kushtetutën, kur është i sigurt se do të xhindosë kundërshtarët me atë që bën, kur kërkon mbi të gjitha të duket i fortë, ai sjell në mendje Avni Rustemin në Paris duke vrarë Esat Pashën, dhe pastaj dikë duke e vrarë atë, dhe nis “Revolucioni i Qershorit”.

Kur flitet për Reformën në Drejtësi, kur flitet për krimin dhe mafian, kur flitet për sekustro pasurish dhe fitime të paligjshme nga korrupsioni, atij sepse i kujtohet Falcone, dhe mendon se dikush do ta vrasë si atë.

Në fakt, ëndrra e tij është të vrasë Falconen që po përgatitet, por subkoshienca e tradhton dhe ai thjesht tregon që e ka mendjen tek Falcone.

Për fatin e tij të keq, pasardhësi i Falcones në Silici, ish- prokurori Luigji Soreca, është ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë. Nuk di nëse Sorecës i del në ëndërr vrasja e Falcones, por fakti që i del Ilir Metës, ha debat.

Së fundmi një armik i ri po tenton “ta vrasë” atë për çështjen e Kosovës dhe mbrojtjen e kufijve të shtetit shqiptar.

Kush mund të jetë ky vallë?

Serbia nuk ka arsye, se nuk ka nevojë për Shqipërinë për të bërë marrëveshje me Kosovën. Kosova po ashtu, ka kë vret, nëse dikush e tradhton në Prishtinë. Në Shqipëri, vështirë se dikush merr gjak tek Ilir Meta, nëse i ndodh gjë Kosovës, pasi ky i fundit ka mik vetëm Ramushin në Dukagjin dhe Çim Pekën në Has.

Në Kosovë po bien e po ngrihen qeveri, po takohen, po mërziten e po puthen sërish me serbë, gjysma po dëgjojnë Trumpin e gjysma BE, që po ashtu mendon si Trumpi, dhe askush nuk e ka pyetur Ilir Metën për të gjitha këto.

Atëhere përse duhet ta vrasin këtë njeri për Kosovën? Nëse nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe në të shkuarën, nëse nuk u ka premtuar gjë njerëzve të Gjingjiqit në vitet 2000 kur ishte kryeministër, apo vëllezërve Kariç, nuk ka arsye ta vrasë njeri, se ata kanë vdekur.

Dhe nëse i merr një për një të gjitha këto raste kur atij i shfaqen fantazmat e të vdekurve për arsye morale në këtë botë, ti kupton se në të gjitha rastet ai ka një makth se nuk do vdesë si njeri me një kredo morale. Por mbi të gjitha tregon se ai e ka gati një vrasës për veten, pavarësisht se si e ëndërron kostumin e vdekjes, si të Allendes, Avni Rustemit, Riza Cerovës apo Falcones. Dhe ky vrasës është Ilir Meta.

Ai po mundohet për muaj të tërë të vizatojë vdekjen e tij. Dhe është një nga ato tortura që do të zgjasë. Nuk do t’i pëlqejë asnjë skenë vdekje dhe do ta shtyjë gjatë, në kërkim të vdekjeve të tjera. Kështu të ndodh, kur makthi i vetëm në jetë, është se çdo bëhet me vdekjen tënde.

Next Post

Pëllumb Kulla: Ju tregoj takimin tim të vetëm me Enver Hoxhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Janar 2026

January 27, 2026
Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

January 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

January 27, 2026
30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In