• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kërkim të një lideri

by Artur Ajazi
17/02/2026 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Si vajti puna e kësaj opozite, duket se Partisë Demokratike, i del për detyrë urgjente të gjejë “liderin e fitores”. Kjo për faktin sepse Berisha edhe pse “ka ndezur prej 4 vitesh motorrët”, duket se nuk arrin të ribashkojë edhe njëherë demokratët. Gjithçka duket si “një bukë e thyer”, e cila nuk po ngjitet. Edhe pse Berisha përzuri dhunshëm Lul Bashën, edhe pse ka përzënë edhe çdo “bashist” nga PD, ai nuk ka arritur të ringjallë shpresën, nuk ka arritur ti frymëzojë aq sa duhet mbështetësit e tij, të paktën për të mbajtur protesta të fuqishme. Rama niset drejt SHBA me ftesë të Donald Trump. Ndoshta kaq do të mjaftonte që shpura e afërt e Berishës, ti kerkojë atij me urgjencë, gjetjen e një “lideri të besueshëm”.

Në kohën e sotme, gjetja e një lideri ndoshta nuk përbën shumë problem,por kur bëhet fjalë për Partinë Demokratike, kjo duket si e pamundur. E para, duhet gjykuar saktë mbi trashigiminë politike të asaj partie, e dyta Sali Berisha nuk ka gjasa ti thotë “PO” vetlargimit  nga posti i kryetarit, dhe e treta momentalisht ajo parti nuk ka ambicje pushteti akoma, derisa rreth saj nuk vijnë emra të rinj, dhe derisa ajo parti mbetet e mbyllur për të rinjtë.

Thellë brënda vehtes, Berisha e kërkon një emër si pasues, apo dhe si shpëtim, nga situata ku gjendet sot PD. Vjedhja e votave apo dhe “manipulimi me banda dhe para i zgjedhjeve” ka rënë si argument i Partisë Demokratike edhe tek vetë nderkombetarët. Dhe nuk janë pak, por që nga 2013 deri sot, PD-ja, thuajse nuk ka fituar asnjë pale zgjedhje me vote të lirë. Por edhe sikur pretendimet e Berishës ti pranojmë si “argument elektoral”, sërish mbështetësit e tij në bazë nuk binden se,“Edi Rama e PS ka fituar me manipulime” derisa vetë demokratët pranojnë defektet e lidershipit. Ndaj mbetet urgjente nevoja për vetlargimin dhe gjetjen e një emri të ri, të papërfolur, të papërzierë me Berishën politikisht, për ti dhënë shansin asaj partie të ringjallet, dhe të krijojë një normalitet politik edhe brenda vehtes.

Mjafton të themi se, nga 2013 deri sot, nga PD-ja janë larguar mbi 40 perqind e anetaresisë aktive, e mbeshtetesve aktivë, dhe militantëve aktivë.  Dhe treguesi më i mire për këtë, është  pamundësia për të mbushur sheshet dhe bulevardet, apo dhe rreshtat e para, me ata që dikur ulurinin “Berisha-Berisha”. Përjetësinë politikie, nuk e kanë arritur as diktatorët, ndaj ky është një tjeter argument, me të cilin ata pak njerëz të kthjelluar, që kanë mbetur në atë parti, duhet të kërkojnë nga Sali Berisha vetlargimin, apo dhe gjetjen urgjente të një emri pasues në postin e kryetarit të PD. Humbja e rradhës e PD me kryetar Berishën, natyrisht  do të sjellë tronditje të thellë nga qendra në bazë, dhe do ta shkërrmoqte plotësisht atë parti.

Next Post
“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptari kapet me 1 kg kokainë, mbronte “biznesin” me një pistoletë lodër

Shqiptari kapet me 1 kg kokainë, mbronte “biznesin” me një pistoletë lodër

February 17, 2026
CNN: Delegacioni iranian në Gjenevë do të kthehet në Teheran pas bisedimeve të sotme

CNN: Delegacioni iranian në Gjenevë do të kthehet në Teheran pas bisedimeve të sotme

February 17, 2026
Gjykimi në Hagë, Rama: Ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

February 17, 2026
Parlamenti Evropian paralajmëron Malin e Zi: Mbyllja e kapitujve varet nga rezultatet në sundimin e ligjit

Parlamenti Evropian paralajmëron Malin e Zi: Mbyllja e kapitujve varet nga rezultatet në sundimin e ligjit

February 17, 2026
Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

February 17, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

“GJK” pranon pjesërisht kërkesën e magjistratëve: Mos t’iu ulet paga! Rregullimin ta bëjë Kuvendi

February 17, 2026
“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

February 17, 2026

Në kërkim të një lideri

February 17, 2026
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës! Identifikohen autorët, pranga babait, në kërkim i biri

Sherr mes adoleshentëve në Kukës, plagoset 15-vjeçari, pesë të shoqëruar në Komisariat

February 17, 2026
Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In