Në kërkim për trafik emigrantësh/ Pranga 28-vjeçarit në Elbasan (Emri)

ELBASAN

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Vullnetari” dhe ka arrestuar 1 person të shpallur në kërkim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Policia e Elbasanit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Jetmir Shermadhi, 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Apelit Gjirokastër, më datë 28.09.2021, ka vendosur ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke e dënuar 28-vjeçarin me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com