Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga gjatë ditës së djeshme një 20-vjeçar, të shpallur në kërkim.
Sipas bluve, Llazo Ndreu, banues në fshatin Humelicë, Gjirokastër është arrestuar pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotikëve”.
Lidhur me këtë çështje, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./a.m.