Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
• Renato Çuçi, 25 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 18.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale mbi ekzekutimin e vendimit penal do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë./a.m.