Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.
Ndalimi i një 44-vjeçari të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Nnë bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pasditen e kësaj të diele u vu në pranga i shumëkërkuari Nardi Hoxha, 44 vjeç, banues në Durrës.
Hoxha ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali e ka dënuar me 5 vite e 3 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Pas ndalimit të tij Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin drejt Italisë.
g.kosovari