Në kërkim ndërkombëtar, policia arreston në doganën e Morinës 26-vjeçarin nga Kosova.
Kushtrim Dragusha(Marku), banues në Prishtinë është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata Lokale e Ahrensburg ka lëshuar Urdhrin e Arrestit nr. 50 Gs 16/16, datë 20-01-2016, për kryerjen e veprës penale “ Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal Gjerman që parashikon dënimin me maksimumi 10 vjet burg. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.