“Në kazanët e mbeturinave fshihet kokainë”/ Akuza e gazetares: Lufta mes grupeve kriminale bëhet për të zotëruar Portin e Durrësit

Karamuco

Këtë të martë në emisionin “Open” në News24 u diskutuar për kokainën e kapur në Durrës.

Gjatë bisedës në studio gazetarja Klodiana Lala tha se mes grupeve tashmë lufta mes grupeve kriminale është se kush do të ketë kontroll mbi portin e Durrësit, ndërsa zbuloi edhe disa detaje rreth aktivitetit të trafikimit të kokainës. Gazetarja theksoi se punonjësit e mirëmbajtës mbikëqyren nga policia pasi, në kazanët e verdhë të mbeturinave fshihen pako me kokainë.

“Sipas informacioneve që disponoj, ka dyshime që trafikantët po përdorin një metodë të re përmes droneve. Po vendosin drone dhe po arrijnë të marrin sasinë e drogës. Se çfarë dronësh janë nuk dihet, por ideja është që shumë sasi merren me dron. Të gjitha historitë e drogës në Shqipëri , asnjëherë nuk është shkuar tek nivelet e larta dhe nuk janë prekur ata që konsiderohen bosët e kokainës,.”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Pjesë nga biseda në studio:

Kasapi: Mendoj se kemi një barrierë të madhe të ngritur nga ndërkombëtarët. Në Shqipëri i kemi parë përfundimet e operacioneve.

Karamuço: Në rastin e qymyrit jemi para një specifike, sepse çantat e futura brenda qymyrgurit duhet të kemi dy forma. Në rastin e Shqipërisë nuk di pse nuk është përdorur metoda e dorëzimit të kontrolluar. Ka një fakt interesant se nuk kemi pajisje të detektimit të ngurtë.

Kasapi: Në Shqipëri ka mbërritur kokainë vaj palme, në Fier. Ne nuk dimë se çfarë ndodh edhe me tregun vendas, ne kemi ngelur tek hashashi, por çfarë ndodh me kokainën, a ka konsumator? nëse kokaina konsiderohej për elitën, tashmë nuk është më ashtu. Në zona nëse mund t’i quajmë të varfra ka shpërndarës kokainë. Ne mendojmë se është për transporte, por duhet të kuptojmë edhe tregun vendas. Në Ekuador autoritetet kishin dijeni për mënyrën se si nxirrej droga, ata kanë informacion se si del kokaina. Është e vështirë që në këtë momente të fusësh kokainë përmes porteve se ka kontroll të shtuar në Kolumbi. Ka një metodë të quajtur anija karantinë.

Lala: Pyetja më e madhe është kush e kontrollon portin? Kemi pasur edhe të vrarë, lufta mes grupeve kriminale bëhet se kush do të ketë kontroll mbi portin në Durrës. Pra përmes atyre kazanëve të verdhë që marrin mbeturinat, brenda tyre ka pako me drogë, kokainë dhe fokusi i policisë është të mbikëqyrin punonjësit e mirëmbajtjes në port. Kjo na çon në një pikë tjerë se ku janë të lidhura grupet e Elbasanit? Në Brazil dhe Kolumbi. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com