• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Kamëz tenderat i fitojnë të njëjtat kompani…

by A R
03/04/2018 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Kamzës, me në krye Xhelal Mziun, në harkun kohor të tetë muajve (maji-dhjetor 2017), ka zhvilluar 12 tendera në mënyrë të dyshimtë.

Tenderat karakterizohen nga mungesa e garës, nga skualifikimi i të gjithë konkurrentëve të tjerë si dhe nga procedura me negocim paraprak, ndonëse vlera është mbi 5 milionë lekë. Të gjitha këto procedura lejohen nga ligji në kushte, rrethana dhe raste të veçanta, por dyshimet konsistojnë në faktin se kanë përfituar të njëjtën njerëz si dhe ka një intensitet të shfrytëzimit të hapësirave që lejon ligji.

Duke iu referuar të dhënave të Open Data, mbi procedurat tenderuese të ekspozuara ndaj riskut dhe që mund të tërheqin vëmendjen e Prokurorisë, katër nga 12 tenderat e kësaj natyre, të zhvilluara nga Bashkia e Kamëz, i ka fituar kompania Kupa, me administrator Shkëlqim Kupa. Falë skualifikimit të të gjithë operatorëve të tjerë në garë, kompania Kupa ka fituar tenderin për “Blerje buldozer me zinxhir dhe me thikë para”, me vlerë 3 720 000 lekë. Gjithashtu, me mungesë konkurrence, kjo kompani ka fituar edhe dy tendera të tjerë, atë për sistemin dhe gjelbërimin e Lumit të Tiranës nga ana e Bashkisë Kamëz, me vlerë 30,195,780 lekë si dhe tenderin për rrethimin e një pike grumbullimi në Valias, me vlerë 4 395 923 lekë. Kjo kompani ka fituar me negocim i drejtpërdrejtë edhe tenderin për ndërtimin e rrugës Donald Tramp deri te Rruga Skënderbeu, me vlerë 13 643 770 lekë. Kryebashkiaku i Kamëz i vendosi një rruge emrin e presidentit të SHBA ‘Donald Tramp’, ndërsa më parë e kishte shpallur Trump ‘Qytetar nderi të Kamzës’. Në inaugurimin e kësaj rrugë mori pjesë edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Për shkak se të gjitha procedurat e ndjekura konsistojnë tek mungesa e konkurrencës, ndryshimi midis fondit limit dhe ofertës fituese është modest.

Tre tendera të tjerë 

Tre tendera të tjerë, të zhvilluar me negocim i drejtpërdrejtë apo duke skualifikuar të gjithë konkurrentët, i ka fituar kompania Klajger Konstruksion, me administrator Sadik Lumin. Ky operator ekonomik ka fituar me negocim i drejtpërdrejtë tenderin për riparimin e palestrës ‘Elez Isufi’ në Bathore, me vlerë 5 400 000 lekë. Klajger Konstruksion ka fituar edhe tenderin për ndërtimin e rrugëve Elez Isufi & Zanave, Burreli, Torino dhe Bicaj), me vlerë  32 106 038 lekë, ku janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit. Gjithashtu, kjo kompani ka fituar edhe tenderin për ‘Blerje pllaka varresh dhe bordura’, me vlerë 1 400 000 lekë, me mungesë konkurrence.

Arrestimi në 2013 

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziun, u arrestua në vitin 2013, me akuzën shpërdorimit të detyrës dhe vendosjes së taksave në kundërshtim me ligjin. Prokuroria ngriti akuza edhe ndaj drejtorit juridik Atli Hoti dhe drejtorit të taksave Bujar Loshi. Akuza e parë kishte të bënte pikërisht me abuzimet me tenderat. Megjithatë, Gjykata e Apelit hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë, duke shpallur të pafajshëm kryetarin e Bashkisë së Kamzës. Ndërkaq, korrik të vitit 2017, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzoi penalisht kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Sipas IKMT-së, Mziu, ka bërë kundravajtje penale, pasi nuk ka zbatuar asnjë vendim për prishjen e 89 ndërtimeve pa leje që rezultojnë në bashkinë e tij.

2 përfituesit 

Katër nga 12 tenderat e kësaj natyre, të zhvilluara nga Bashkia e Kamëz, i ka fituar kompania Kupa, me administrator Shkëlqim Kupa. Ndërkaq, tre tendera i ka fituar kompania Klajger Konstruksion, me administrator Sadik Lumin.

Dyshimet 

Të gjitha këto procedura lejohen nga ligji në kushte, rrethana dhe raste të veçanta, por dyshimet konsistojnë në faktin se nga tenderat kanë përfituar të njëjtën njerëz si dhe ka një intensitet të shfrytëzimit të hapësirave që lejon ligji.

13 tenderat e dyshimtë të Xhelal Mziut 

1.Ndërtim Rr. Donald Tramp deri te Rruga Skënderbeu, fondi limit 13,468,669, oferta fituese 13 643 770 lekë, mungesë gare, negocim i drejtpërdrejtë (mbi 5 milionë lekë), kompania fituese Kupa, me administrator Shkëlqim Kupa, lidhja e kontratës 27.12.2017

2.Blerje buldozer me zinxhir dhe me thikë para, fondi limit 3,750,000 lekë, 3 720 000 oferta fituese, skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit, kompania fituese Kupa, me administrator Shkëlqim Kupa, më 26.05.2017.

3.Sistemim dhe gjelbërim i Lumit të Tiranës (Ana e Bashkisë Kamëz) Paskuqan, fondi limit 31,430,418 lekë, oferta fituese, 30,195,780 lekë, mungesë konkurrence, kompania fituese Kupa-Gjelbërimi 2000, administrator Shkëlqim Kupa, datë 17.11.2017.

4.Rrethimi pikës së grumbullimit në Valias, fondi limit 4 456,050 lekë, oferta fituese 4 395 923, mungesë konkurrence, kompania fituese Kupa, me administrator Shkëlqim Kupa, datë 01.11.2017.

5.Ndërtim Rruga Kukësi, fondi limit 7,084,175 lekë, vlera e kontratës 8 389 064 lekë, mungesë gare, procedurë me negocim, kompania fituese Kronos Konstruksion, me administrator Vasil Jovani, datë 26.12.2017.

6.Ndërtim rruga Faik Hoxha, fondi limit 23,436,373, oferta fituese 22,419,912 lekë, skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit, kompania fituese Ndërtimi SHPK&Ndregjoni, administrator Luan Bali, datë 01.11.2017

7.Pastrim Kolektori, fondi limit 1,847,909 lekë, oferta fituese 1 792 796 lekë, mungesë konkurrence, kompania fituese Liqeni VII, administrator Musa Kalia

8.Rivitalizimi i Rrugës “Blv Blu”, fondi limit, 86,818,451 lekë, vlera e kontratës 97 901 555 lekë, anulimi i procedurës së tenderit dy ose më shumë herë, kompania fituese Kacdedja, administrator Skënder Kacdedja, data e lidhjet së kontratës 20.10.2017

9.Ndërtim dhe zgjatimi i Abdi Bej Toptani, ndërtim Harku i Triumfit, fondi limit 24,944,330 lekë, oferta fituese 24 416 640 lekë, skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit, kompania fituese Everest, administrator Sokol Çupi, datë 26.07.2017

10.Riparim Palestra Elez Isufi Bathore, fondi limit 5,445,618 lekë, oferta fituese 5 400 000 lekë, negocim i drejtpërdrejtë (mbi 5 milionë lekë), kompania fituese Klajger Konstruksion, me administrator Sadik Lumi, datë 27.06.201.

11.Ndërtim Rr. (Elez Isufi & Zanave,Burreli,Torino, Bicaj), fondi Limit 33,433,087 lekë, oferta fituese 32 106 038 lekë, skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit, kompania fituese, Klajger konstruksion & Varaku. E, administrator Sadik Lumi, më 24.05.2017.

12.Blerje pllaka varresh dhe bordura, fondi limit 1,500,000 lekë, oferta fituese 1 400 000 lekë, mungesë konkurrence, kompania fituese Klajger konstruksion, me administrator Sadik Lumi, më 09-05-2017. /Shqiptarja.com/a.m.

Next Post
Mino Raiola: Balotellin e kërkojnë disa ekipe

Mino Raiola: Balotellin e kërkojnë disa ekipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

December 26, 2025
Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

December 26, 2025
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

December 26, 2025
“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

December 26, 2025
Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

December 26, 2025
VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

December 26, 2025
Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

December 26, 2025
I shpëtoi aksidentit tragjik ku vdiqën dy motrat në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

Në kërkim 24-vjeçari, i moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grusht

December 26, 2025
Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

December 26, 2025
Donald Trump: Një gjë e madhe bllokoi arritjen e marrëveshjes me Putin (por nuk e tregon cila ishte)

“Protestat e PD janë si funeral”, Spahiu: S’kanë rrëzuar dot kurrë një qeveri! Partitë e vogla kanë…

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com