• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ne jemi evropianë!

by Linda Karadaku
21/06/2018 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Lëvizjet tona të mëdha historike, kombëtare, janë bërë të gjitha nën emrin e Evropës, evropianizimit dhe ri-evropianizimit. Kemi kaluar dekada dhe shekuj të tërë të shkëputur dhunshëm nga Evropa, jo për fajin tonë, megjithatë, dashuria dhe rrënjët tona evropiane kanë qenë aq të forta sa për t’i mbijetuar pothuaj gjithckaje. Europa ishte edhe lajtmotivi i rënies së komunizmit dhe komunistizimit dhe nuk ishte rastësi që ndodhi kur pothuaj gjysma e Evropës e kishte hedhur poshtë atë sistem diktatorial, diku dhunshëm, diku më paqësisht. Ishte dhe është, ashtu sic thoshte Aristoteli, “gjatë momenteve tona më të errëta, duhet të përqëndrohemi për të parë dritën.”

Pikërisht, në momentet tona më të errëta historike, ne si popull, kemi ditur të përqëndrohemi drejt dritës, dhe kjo dritë në fund të tunelit, ka ardhur përmes Evropës, me të mirat dhe të këqijat e veta. Evropa ka hallet e veta dhe është larg, shumë larg idealizimit të një qënie perfekte, por për ne, mbetet pikënisje dhe pikëmbrritje.  Sepse atë kemi! Ne jemi evropianë, kemi qenë evropianë dhe do të mbetemi të tillë, pavarësisht nga devijimet e përkohshme historike, pa apo me fajin tonë ndonjëherë. Nuk është rastësi që edhe gjatë periudhave më të errëta në historinë tonë, ne ruajtëm në një mënyrë a në një tjetër lidhjet me Evropën; krijuam Rilindjen tonë kombëtare përmes Evropës dhe bazuar në vlerat e saj; ikëm me anije a barka, si mundëm dhe si mundëm përsëri në Evropë dhe u kthyem dhe kthehemi po përmes Evropës; ikim edhe tani, herë kthehemi, herë jo, dhe Evropa mbetet aty, po aty, me të mirat dhe të këqijat e saj.

Eshtë një shprehje që thotë, “njeriun tënd, sado i mirë apo i keq qoftë, nuk ke ku e con, aty e ke.” E njëjta gjë vlen për të përkufizuar marrëdhëniet tona me Evropën, të mirë apo të këqinj qofshim, na ka pjesë të saj, dhe nuk ka ku na con. Bashkimi Evropian, si një mekanizëm, institucion shumë-institucionësh, politik, ekonomik dhe kulturor, është pjesë e jona dhe ne jemi de-facto pjesë e tij, pavarësisht nga vendimet politike në kryeqytetet e mëdha. Pyetja mbetet nëse ne do të bëhemi më evropianë në vlera dhe menaxhim shtetëror duke qenë pjesë de-jure e këtij mekanizmi, apo duke vazhduar të mbesim jashtë tij, duke pritur të plotësojmë të gjitha standartet, që vetë Evropës i janë dashur shekuj t’i plotësojë, madje duke kaluar në luftëra të përgjakshme dhe mizori që janë ngulur thellë në memorien e saj.

Nëse ne do të na kërkohet të presim derisa standartet tona të përputhen me ato të Evropës së sotme, duke na kërkuar në fakt të ecim me gallop dhe të ndryshojmë brenda natës gjithcka në të cilën kemi kaluar, me shpresën se një ditë, ndoshta një ditë, prindërit e vjetër, të lashtë evropianë do të na ripranojnë në shtëpinë tonë të dikurshme, atëherë momentet tona të errëta do të na duken edhe më të errëta dhe do të na bëjnë të kemi gjithnjë e më pak shpresë për t’u përqëndruar tek drita në fund të tunelit. Dhe aq më tepër, ku ta dish sesi do të jetë atëherë Bashkimi Evropian, ky bashkim shtetesh që megjithatë, ngërthen ne vete shtete dhe vende sovrane që herë pas herë i hedhin vickla Brukselit.

Eshtë njësoj si ajo historia e fëmijës dhe edukimit të tij, me pyetjen e përjetshme, a mund të edukohet më shpejt, më lehtë dhe më mirë, duke e pasur në shtëpi, ku megjithatë, do ta edukosh me rregullat dhe zakonet e tua, apo do ta lësh të vetë-edukohet, me shpresën se një ditë, do të jetë pjekur mjaftueshëm, për tu bërë pjesë e familjes tënde, aty ku e ka vendin.

Nëse BE-ja do të funksionojë me parimin mbi të cilin është krijuar, për siguri, stabilitet dhe prosperitet për Evropën dhe qytetarët e saj, atëherë shtetet tona, e kanë natyrshëm vendin aty, me gjithë cfarë sjellim me vete, kulturë, histori, pak ekonomi, pak mirë, pak keq…sepse janë në thelb, në gen, në gjithcka, evropianë dhe nuk mund të ketë bashkim evropian me vetëm pak shtete të cilat e kanë krijuar. Nëse do të ndodhë ndryshe, atëherë, Bashkimi Evropian do të jetë Bashkimi i Disa Shteteve të Evropës. Kjo në asnjërin rast, nuk do të ndryshojë atë që ne jemi, ndjehemi, duam dhe jetojmë. Ne jemi evropianë! Kemi qenë evropianë! Dhe do të mbetemi evropianë!

Next Post
Minjtë pushtojnë qytetin, qeveria: Mbani fëmijët brenda!

Minjtë pushtojnë qytetin, qeveria: Mbani fëmijët brenda!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In