Të paktën 47 piktorë të njohur e të vlerësuar të peizazhit nga Shqipëria dhe prefektura e Epirit të Greqisë, nga data 28 tetor – 1 nëntor morën pjesë në Kolonia “Janina 2015”, organizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Shoqatën e Piktorëve të Diplomuar të Epirit, Greqi. Aktiviteti i titulluar “Janina 2015” , u organizua nën kujdesin e Prefekturës, Bashkisë dhe Qendrës Kulturore të Janinës si dhe Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Janinë. Ekspozita e tablove të realizuara gjatë kësaj kolonie, me rreth 200 piktura u çel të dielën, më 1 nëntor, në hollin e Qendrës Kulturore të qytetit të Janinës.