• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

Në Itali janë kundër reformës për Champions, Serie A kërcënon UEFA-n

by Aalison Pearse Stevens
13/05/2019 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është një luftë e plotë për reformën e Ligës së Kampionëve (Superchampions); propozuar nga UEFA dhe ECA (Shoqata e Klubeve Europiane të Futbollit). Një reformë e dëshiruar nga Andrea Agnelli, ndër të tjerë. Kundërshtimi nga Italia është aq i fortë, sa Luigi De Siervo, administratori i deleguar i “Lega Serie A”, i intervistuar të hënën në mëngjes nga “Radio Anch’io Sport”, nuk përjashtoi format ekstreme të protestës:

“Nëse UEFA dhe ECA nuk do t’i pranojnë kërkesat tona, ne ndoshta do të krijojmë një front të bashkuar midis kampionateve kombëtare, me pasoja të rënda, deri edhe grevë. Kjo situatë mund të dëmtojë vetëm futbollin”. Nga ana tjetër, ditët e fundit nuk kanë munguar edhe zëra të tjerë kritikë kundër reformës së Champions-it, duke filluar nga Urbano Kajro, presidenti i Torinos:

“Ide e keqe, e padrejtë, e papranueshme. Kampionatet kombëtare do të privohen nga kuptimi, duke shkaktuar dëm sportiv, ekonomik, social dhe kulturor. Kam kohë që e them, madje kemi besuar se burimet financiare duhet të shpërndahen më në mënyrë të barabartë për klubet, siç na mëson Premier League. Ai është model i suksesit, por ne na prezantohet dhe duhet të pranojmë një sistem më të pabalancuar”.

Po çfarë sjell reforma në fjalë? Liga e Kampionëve do të shndërrohej në një Super League, me Europa League 1 dhe 2. Mes pikave më të kontestuara është struktura e garave të reja, që ofrojnë një sistem ndryshe të ngjitjeve dhe zbritjeve të skuadrave. Nga 32 pjesëmarrës, 24 prej tyre do të merrnin pjesë në modelin e ri të Ligës së Kampionëve edhe në sezonin pasues, bazuar në rrugëtimin e treguar në fazën e grupit. Kësisoji, bëhet i pavlefshëm vendi që zë në kampionatin kombëtar respektiv. Një fyerje e papranueshme për shumë klube./i.h

Next Post
U arrestua në banesë, lirohet bashkëshorti i ministres së Arsimit

U arrestua në banesë, lirohet bashkëshorti i ministres së Arsimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In