Në Iran është përhapur virusi i shpezëve H5N8, ka njoftuar Ministria e Bujqësisë e Iranit.
Deri më tani në këtë shtet kanë ngordhur mijëra zogj dhe dhjetëra-mijëra janë të infektuar.
Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve nuk ka njohuri për arsyen e përhapjes së virusit.
Deri më tani asnjë qytetar nuk është raportuar të jetë infektuar nga virusi.Virusi ka prekur zogjtë që janë në fushë të hapur dhe ata në stalla. Virusi është shfaqur edhe në disa shtete evropiane dhe në Izrael, citohet Koha. (b.an)