• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në hetim për vendosjen e ‘kamerave spiune’/ Kush është Genc Ferhati? Historia e ‘të fortit të Rrugës së Kavajës’

by Java News
31/01/2023 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej personave të vendosur nën hetim nga policia e Tiranës për vendosjen e ‘kamerave spiune’. Genc Ferhati, njihet si një nga personat më të njohur për policinë që e kishte të skeduar atë si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000. Ishte koha kur rivaliteti i bandave të djemve të rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit, për të kontrolluar territorin e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës ishte në kulm. Por jo vetëm kaq, grupi i djemve që dikur kishin qenë thuajse të gjithë në një ishte ndarë pas një konflikti mes njerëzve të grupit.

Genc Ferhati, i njohur ndryshe si i “Forti i Rrugës së Kavajës” është i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Ferhati është një nga personat më të njohur për policinë që e kishte të skeduar si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000. Në vitin 1999 ai i bëri atentat mafioz me anti tank Denis Gines dhe Medjan Shehut. Në 2017 është dënuar për gjobëvënie.

Në vitin 1999 së bashku me me Ilir Bardhin kryen atentatin e famshëm me antitank në ish- fushën e druve në Allias, ku u vranë Denis Gina e Median Shehu. Në të vërtetë kisha dëgjuar nga miq të mi që më parë se Genc Ferhati ishte një besimtar i devotshëm që praktikonte islamin e madje edhe në qelitë e burgut. Dy të vrarët, krim për të cilin është dënuar Ferhati,sapo kishin dalë nga një palestër, ndërsa udhëtonin me një veturë të blinduar “Nissan Terrano”.

Edhe pse Nissan-i i blinduar ishte nga më të mirët mjete të kohës, spiralja e predhës së antitankut, nuk deshi të dinte shumë për të. Në pak momente vetura luksoze e shtrenjtë u bë shkrumb e hi. Nuk deshi shumë kohë që policia në atë kohë, të arrestonte Ilir Bardhin dhe Genc Ferhatin. Gina dhe Shehu, njiheshin si pjesë e klanit rival dhe mes tyre historia e hakmarrjes kishte nisur që në vitin 1998, kur nisën edhe vrasjet e para. Si pjesë e serialit të vrasjeve, policia kishte identifikuar vrasjen e Ervin Borovës, me 27 mars të vitit 1999, në zonën e ish- bllokut.

Në këtë kohë të trazuar duket se është ngjizur edhe e ardhmja e pakëndshme e Genc Ferhatit. Që nga vrasja e Ginës dhe Shehut, jeta e tij u lidh me qelitë e burgjeve 302 dhe 313. Edhe gjatë kësaj kohe, sipas gardianëve të burgut, qëndrimi i Ferhatit në qeli i akuzuar për një nga atentatet më të rënda dhe më spektakolare, qe e lidhur me praktikimin e fesë islame në burg. Madje ai përshkruhej si një njeri që njihte mjaft mirë islamin si besim. Pa u mbushur një javë nga atentati me antitank, Ilir Bardhi i dyshuar në atë kohë si bashkëpunëtor i Genc Ferhatit, u ekzekutua me snajper në qeli.

Për këtë krim, policia arrestoi Roland Kostaren bashkë me armën e krimit dhe Alban Danin, por Roland Kostare mori përsipër krimin. Pak muaj më vonë Alban Dani u vra në ish- pistën Iliria në plazhin e Durrësit, ndërsa Kostare u dënua për krimin. Vrasja e mikut të tij me snajper në qeli, detyroi autoritet e burgjeve, të rrisnin masat e sigurisë për Genc Ferhatin. Afërsisht një vit pas vrasjes Genc Ferhati mori dënimin e tij me burgim të përjetshëm që u la në fuqi nga të gjitha shkallët e gjykimit.

Që nga ajo kohë emri i Genc Ferhatit thuajse ishte i harruar nga mediat. Ai cilësohej si një i burgosur model, ndërsa vazhdonte ritualet e tij të besimit islam në burgun 313, apo në Peqin, të njohur si burgje të sigurisë së lartë. Emri i tij, kishte nisur të bëhej pjesë e historive të viteve të hershme të krimit. Kjo deri në fillim të muajit shkurt kur policia rinisi vëzhgimin e tij, pas denoncimit të importuesit të kafesë, të cilit i kërkohej thuajse gjysma e pasurisë dhe një rentë mujore për aktivitetin e tij tregtar.

/s.f

 

Next Post
Shmanget krimi i rëndë, babai tenton të vrasë djalin. Policia: E qëlloi në kokë…!

Gjendet pa shenja jete në një kanal 51-vjeçari në Vlorë, detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In