• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Në hetim për abuzimet me fondet e RCC’, Majlinda Bregu reagon pas shkrimit në median malazeze

by Java News
21/10/2022 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja e Përgjithshme e RCC Majlinda Bregu ka reaguar me një deklaratë zyrtare për mediat pas lajmit të publikuar në një media malazeze, e cila thoshte se Bregu është nën hetim pë abuzim me fondet kësaj organizate.

Në reagim bëhet me dije se RCC ka nisur procesin ligjor dhe diplomatik, për të zbuluar arsyet e atyre që ajo i quan “sulmeve dhe trillimeve, ndaj organizatës dhe sekretares së Përgjithshme”.

Reagimi

RCC njihet si një organizatë serioze dhe e përgjegjshme, për këtë arsye nuk komenton as spekulimet dhe as trillimet, ndaj në respekt dhe të informimit publik, RCC ka nisur të ndjekë çështjen, duke respektuar nismat dhe hapat e duhur, përfshirë ato diplomatike, për të verifikuar arsyet pse ka nisur ky sulm e këto trillime, të pabazuara në asnjë të vërtetë.

Ky reagim vjen pas shpifjeve të bëra në artikullin e së përditshmes malazeze Vijesti, të datës 20 tetor dhe të përcjella nga disa media të tjera, si lajm i rremë (fake news), ndaj RCC-së dhe Sekretares së Përgjithshëm, Majlinda Bregu.

Ne vlerësojmë, mbështesim dhe luftojmë fort për lirinë e medias, por keqinformimi, përhapja lajmeve të rreme, shpifjet dhe trillimet nuk janë të pranueshme.

Në punën tonë, ne mbështetemi në statutin e organizatës, rregullat dhe procedurat e miratuara, duke përfshirë kodin e sjelljes, por edhe në ndershmërinë, integritetin, besueshmërinë dhe faktet. Nga këto parime duhet të udhëhiqen të gjitha organizatat dhe individët.

RCC-së është një organizatë që krenohet me punën e saj, si dhe me transparencën dhe përgjegjshmërinë e aktiviteteve të saj, të cilat ndiqen nga afër, auditohen dhe vlerësohen rregullisht nga të gjithë anëtarët e bordit, tek të cilat RCC raporton rregullisht, bazuar në Statutin e saj.

Fokusi ynë në ditët në vijim janë përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, mbi rezultatet e të cilit Sekretariati i RCC ka punuar gjatë dhe fort, me qëllim përfitimet e prekshme për qytetarët e këtij rajoni.

/s.f

Next Post
Charter-at në Rinas, drejtori i kufirit: 2 milionë turistë të huaj këtë verë në Shqipëri!

Anulohen të gjitha fluturimet drejt Italisë, Rinasi: Shkak, greva e personelit ajror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In