• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Greqi apo Shqipëri, ku do të prehet Janulltos? Zbulohet amaneti i Kryepeshkopit

by A R
25/01/2025 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të prehet në vendin tonë.

Sipas burimeve, trupi i Fortlumturisë së Tij do të prehet në Shqipëri pasi ky ishte një amanet i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në vendin tonë, ku prej vitit 1992 është vendosur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale.

Gjithashtu është një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes.

Ndërkohë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar edhe detajet dhe për të marrë vendimet në lidhje me ceremoninë mortore.

Kryepeshkopi Anastas Janulltos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në Spitalin “Evangelismos” të Athinës mëngjesin e sotëm (25 Janar).

Kryepeshkopi 95-vjeçar shfaqi simptoma të virusit dhe u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.

Por, u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Anastas Janullatos iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale, por pas disa ditësh në intubim u nda nga jeta.

Por kush ishte Kryepeshkopi

Anastas Janullatos ka lindur më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire të Greqisë. Ai ishte nga viti 1992, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Më 22 dhjetor 2017, iu dha shtetësia shqiptare nga presidenti i atëhershëm i vendit, Ilir Meta. Emri i Janullatosit është i lidhur me rilindjen e ortodoksisë lindore në Shqipëri, mbasi praktikimi i fesë nuk ishte i lejuar me ligj në vitet 1967-1991.

Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëron gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, shqipen, rusishten, suahilin.

Veprimtaria shkencore

Janullatos ka qenë lektor për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë në Universitetin e Marburgut, Gjermani (1966-1969). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve në 1972-1976. Më pas u kthye në Greqi, ku qe profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996, Prof. Emeritus 1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet ishte drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986 dhe dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986. Vazhdoi të ishte anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990). Janullatos ka organizuar dhe drejtuar “Qendrën e Studimeve Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-1976) dhe “Qendrën Inter-ortodokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-1975). Ka qenë anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-1982)

Janullatos gjithashtu ka qenë Doktor Nderi i Theologjisë nga Fakulteti Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Brooklyn Masaçusec, USA (1989), i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995) dhe i Fakultetit Ortodoks të Shën Vladimirit (2003); i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Krajovës (2006); Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998). Diploma D. Staniloae e Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003). Gjithashtu ishte doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Pontifikal të Italisë së Jugut (2009), doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).

Së fundi Janullatos ishte Doktor Nderi i Filozofisë: i Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Janinës (1996)i i Universitetit Agrokultural të Athinës (1996), i Departamentit të Shkencave Politike dhe Admi-nistrimit Publik të Ligjit, i Ekonomisë dhe i Shkencave Politike dhe i gjithë Departamenteve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1998), i Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit të Pireut (2001), i Departamentit të Filologjisë të Universitetit të Kretës (2002), i Departamentit të Fizikës, Mjekësisë, Edukimit primar dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Patras (2002), Doktor i Letrave Humane i Universitetit të Bostonit (2004), i Historisë së Departamentit të Universitetit Jonian, Korfuz (2007), i Universitetit të Korçës (2008), i Departamenteve të Historisë dhe të Etnologjisë, si edhe të Gjuhëve dhe Kulturës të Universitetit “Demokriti” të Thrakës (2009). Ai ishte partner i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001), anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Nga viti 2005 e në vazhdim ishte anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.

Kryepeshkop i Shqipërisë

Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë. Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme.

U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare (Ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa. Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik.

U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre). Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike Arkivuar 1 prill 2019 tek Wayback Machine me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera; gjithashtu Akademi Teologjike, dy Institute të Formimit Profesional; nga viti 2010 në Tiranë Kolegjin Universitar “Logos” Arkivuar 3 qershor 2019 tek Wayback Machine, një lice profesional; 5 shkolla fillore dhe të mesme; një konvikt për vajza dhe 20 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj). Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai ishte anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve.

Më 24 tetor 2008, sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos nënshkroi Marrëveshjen e parashikuar nga Kushtetuta midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, e cila në vazhdim u ratifikua në Kuvendin Popullor dhe në 22 janar 2009, u dekretua nga i artëhershëm Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i shtetit Nr. 10057/22.1.2009.

Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.

Next Post
Studimi / Parlamenti Europian: Mazhoranca pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e 11 Majit

Studimi / Parlamenti Europian: Mazhoranca pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e 11 Majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In