• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në gjyq me BE-në, Parisi kërkon t’i japë terren frëngjishtes

by A M
01/11/2023 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca nuk i ka hequr kurrë shpresat se burokratët e BE-së do të flasin frëngjisht. Pavarësisht se në kontinentin e vjetër përdoret masivisht nga folësit jobritanikë një anglishte e thjeshtuar, Parisi synon ta zgjerojë përdorimin e frëngjishtes.

Parisi tani po sulmon bllokun për punësimin e disa punonjësve të rinj bazuar në vlerësimet e bëra në anglisht.

Brukseli aktualisht po punëson zyrtarë të rinj në fusha të tilla si hapësira, mbrojtja dhe ekonomia, duke përdorur një proces përzgjedhjeje që përfshin disa teste që jepen vetëm në anglisht. Parisi pretendon se këto kritere favorizojnë kandidatët anglofonë ndaj rivalëve të tyre dhe ka paraqitur dy ankesa para gjykatës më të lartë të BE-së. Detaje të njërës u bënë të ditura nga Politico.

Franca pretendon se testet vetëm në anglisht përbëjnë diskriminim dhe shkelin traktatet e BE-së. Rregullat e bllokut në përgjithësi parashikojnë që të gjithë qytetarët e BE-së duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga kombësia. Rregullat për rekrutimin e zyrtarëve të BE-së gjithashtu ndalojnë diskriminimin e bazuar në gjuhë në përgjithësi dhe e pranojnë atë vetëm në kushte të caktuara.

Dhe duket se në këtë pikë, Franca ka mbështetje. Një diplomat i BE-së, i tha Politico- në kushte anonimati se Italia mbështet qëndrimin francez dhe thekson se “ky nuk është një qëndrim kundër një gjuhe specifike, por në favor të shumëgjuhësisë”.

Përpjekja e Francës për të përhaur gjuhën e vet vjen në një moment kur ndikimi i saj në botë ka nisur në zbehet. Presidenti francez Emmanuel Macron është investuar në rritjen e përdorimit të frëngjishtes në mbarë botën.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se “një komponent i rëndësishëm i testeve të përzgjedhjes EPSO është tashmë i disponueshëm në të gjitha 24 gjuhët (domethënë testet e aftësive të arsyetimit abstrakt, verbal dhe numerik)” dhe vuri në dukje se “EPSO po kalon gradualisht në një regjim të plotë 24-gjuhësh për garat e saj të hapura të ardhshme.”

Në rastet e mëparshme, të ngjashme gjyqësore, Komisioni është mbrojtur duke vënë në dukje se ka përdorur disa teste në anglisht vetëm sepse shërbimet e tij të rekrutimit kishin nevojë për kandidatë që të punonin menjëherë në atë gjuhë.

/a.d

Next Post
Fqinjët shqiptarë sherr për tymin në Itali, njëri prej tyre…

Fqinjët shqiptarë sherr për tymin në Itali, njëri prej tyre…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In