Bashkimi Evropian sot ka nisur procedurën juridike kundër Italisë, pasi që në mënyrë adekuate nuk ka hetuar pohimet për manipulimet e Fiatit për emetimin e gazrave të dëmshme, transmeton KP.
Komisioni Evropian vendosi sot t’i dërgojë letër formale Italisë nga e cila kërkohet që të përgjigjet ndaj shqetësimeve në lidhje me aksionet e pamjaftueshme të ndërmarra në lidhje me strategjinë e kontrollit të emetimit të gazrave të dëmshme, të cilat i zbaton Grupi i automobilave FCA, thuhet në kumtesën e KE-së, transmeton France Press, cituar nga Express. (b.an)