Mjekët e Hillary Clinton kanë qetësuar opinionin publik duke thënë se ajo është “e shëndetshme dhe e aftë për të shërbyer” si presidente e Shteteve të Bashkuara.
Deklarata për informacionin e saj shëndetësor thotë se kandidatja demokrate “vazhdon të përmirësohet”, pas diagnozës së pneumonisë se lehtë dhe jo ngjitëse.
Hillary Clinton po ashtu përshkruhet si në “gjendje të shkëlqyer mendore” raporton tch.
Dita e enjte e rikthen Clinton në krye të fushatës, ndërsa antibiotikët ish-Sekretarja e Shtetit nuk duhet ti ndajë edhe për disa kohë./a.m.