Papa Françesku është shtruar në spital për një kontroll rutinë mjekësor.
Sipas zyrës së shtypit të Vatikanit, Papa aktualisht ndodhet në spitalin Gemelli në Romë, por nuk bëhet me dije se sa kohë do të qëndrojë ose nëse vizita e tij mjekësore lidhet me operacionin në zorrën e trashë që iu nënshtrua në korrik 2021.
“Ati i Shenjtë ndodhet në Gemelli [spitali] që prej pasdites së sotme për kontrolle të planifikuara më parë”, tha drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.
Shëndeti i Fraçeskut, përveç problemit të gjurit që vështirëson lëvizjen, është i qëndrueshëm duke pasur parasysh moshën e tij, 86 vjeç. “Qeverisni me kokë, jo me gju”, është një shprehje që Papa e ka thënë më shumë se një herë pas thashethemeve se ai do të dorëhiqej.
/e.d