• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më në fund Japonezët gjejnë minerale në baltë

by Java News
18/04/2018 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Japonezët zbulojnë baltën më të çmuar se paratë.Një ishull i vogël në oqeanin Paqësor është vendi i një zbulimi që mund të ndryshojë rrënjësisht të ardhmen ekonomike të Japonisë. Por, për çfarë bëhet fjalë?Thjesht për baltë! Një sasi kolosale balte e vlerësuar në rreth 16 milionë tonë në ishullin e vogël Minamitori. Brenda kësaj balte gjendet një depozitë thuajse e pafundme mineralesh të rralla, transmeton tch.

Mineralet e rralla përmbajnë elementë të rrallë të tabelës periodike, që përdoren në pajisjet e teknologjisë së lartë, si telefona celularë, sisteme raketash, radarë dhe makina hibride.

Për shembull, itriumi, një nga më të njohurit mes mineraleve të rralla dhe që te balta japoneze gjendet me shumicë, përdoret për të prodhuar lente, superpërcjellës apo ekranë telefonash celularë.Ishulli Minamitori është mbi 1.600 km larg Tokios, por është pjesë e kryeqytetit dhe gjendet brenda Zonës Ekonomike Japoneze, diçka që e bën baltën e çmuar pronë të Japonisë.

16 milionë tonët e baltës vlerësohet se përmbajnë 780 vite furnizim me itrium, 620 vite me europium, 420 vite me terbium dhe 730 vite disprosium. Me pak fjalë mund të furnizojnë botën thuajse përjetësisht.Kjo është diçka e jashtëzakonshme, por vlera rritet tej mase duke parë ofertën dhe kërkesën aktuale për mineralet e rralla. Kina ka monopolin e mineraleve të rralla dhe kontrollon 95% të prodhimit global.

Me zbulimin e ri dhe pasi të nisë shfrytëzimin e tij, Japonia pritet të hidhet fuqishëm në skenën globale dhe nuk ka më nevojë që të presë Kinën të caktojnë çmimin dhe disponueshmërinë e mineraleve. (b.an)

 

Next Post
Zbulimi historik, arkeologu zbulon në Rusi alfabetin e vjetër shqip në tulla

Zbulimi historik, arkeologu zbulon në Rusi alfabetin e vjetër shqip në tulla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In