• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në fillim të muajit u hoqën tarifat roaming në Ballkanin Perëndimor/ A do të ndodhë e njëjta gjë edhe me BE-në?

by Java News
13/07/2021 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga fillimi i këtij muaji, vendet e Ballkanit Perëndimor eliminuan tarifat roaming të shërbimeve celulare mes tyre.

Por, ky proces nuk përfundon këtu: tashmë vendet e rajonit po synojnë një reduktim deri në heqjen totale të këtyre tarifave edhe me vendet e Bashkimit Europian.

Altin Rrapaj, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Përdoruesve në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) thotë për Monitor se kanë nisur diskutimet teknike për të vlerësuar mundësitë e heqjes së tarifave roaming edhe me vendet e Bashkimit Europian.

“Në momentin që do të anëtarësohemi në BE, sigurisht që do të përfitohet roam like at home, si çdo vend anëtar i BE-së. Megjithatë, ne jemi në negociata për ta mundësuar një process të tillë edhe përpara anëtarësimit, me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe me Komisionin Europian dhe ministritë përkatëse për komunikimet elektronike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi ka filluar, me qëllim për të përgatitur një udhërrëfyes apo roadmap sesi mund të realizohet që shtetet e Ballkanit Perëndimor të reduktojnë tarifat roaming me vendet e BE-së, deri në heqjen e plotë të tyre. Pra, jemi në diskutime dhe po kryhen analizat dhe studimet e duhura për reduktimin deri në heqjen e tarifave roaming me BE-në,” thotë z.Rrapaj.

Bashkimi Europian u bë hapësira e parë e përbashkët që vendosi heqjen e tarifave roaming, duke filluar nga muaji qershor 2017. Modeli i Bashkimit Europian u zbatua edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që, me koordinimin dhe ndërmjetësimin e Komisionit Europian, në vitin 2019 ndërmorën një proces të ngjashëm.

Ai nisi me uljen e përshkallëzuar të tarifave roaming, me dy etapa, deri në heqjen e plotë të tyre, duke filluar nga 1 korriku 2021. Operatorët celularë duhet të ofrojnë shërbime të rregulluara roaming me pakicë, sipas çmimeve përkatëse brenda vendit për pajtimtarët e tyre, të cilët zakonisht janë rezidentë në Shqipëri, në kohën që ata udhëtojnë në vendet e Ballkanit Përëndimor. Kjo vlen edhe për njësitë e komunikimit të paketave ofertë, që përdoruesit do të vazhdojnë t’i përdorin lirisht edhe në roaming. Heqja e tarifave roaming do të lehtësojë komunikimin në lëvizjet e punës dhe turizmit të shtetasve brenda rajonit.

Për Ballkanin Perëndimor ky hap mundësua nëpërmjet një marrëveshjeje politike mes të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Heqja e roaming me BE-në do të kërkojë marrëveshje të ngjashme të Unionit me secilin vend të rajonit, për sa kohë nuk ka sinjale të një anëtarësimi të shpejtë për asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, hollësitë e këtij procesi dhe rruga që do të ndiqet ngelet për t’u detajuar, në nivel politik, ligjor dhe teknik./monitor

g.kosovari

Next Post
‘Roli im ishte të ujisja kanabisin e të ndizja dritat’/ 19-vjeçari shqiptar arrestohet në ‘shtëpinë e barit’ në Angli: Erdha për një jetë më të mirë

‘Roli im ishte të ujisja kanabisin e të ndizja dritat’/ 19-vjeçari shqiptar arrestohet në ‘shtëpinë e barit’ në Angli: Erdha për një jetë më të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In