• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në fillim sulmojnë rusët, pastaj përgjigjen SHBA: Skenari i një lufte bërthamore që do të sillte 90 milion viktima që në orën e parë

by Java News
22/03/2022 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta në Ukrainë prej 27 ditësh tashmë, me mijëra të vdekur, miliarda dollar shkatërrime dhe kërcënimin bërthamor që rri si kërcënim për të gjithë botën. Ky kërcënim qendron si për shkak të pranisë së centraleve bërthamore në zonat e luftës, ashtu edhe për shkak të armëve që kanë palët e përfshira apo jo në mënyrë të drejtpërdrejt në konflikt.

New York Times raporton mbi mundësitë e zhvillimit të një lufte bërthamore dhe pasojat shkatërruese që do të kishte.

Sipas gazetës prestgjioze, ka të dhëna që tregojnë se sot armët bërthamore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk kanë të njëjtën fuqi si ato që rrafshuan Hiroshimën dhe Nagasakin 76 vjet më pare.

Armët e sotme bërthamore janë shumë herë më shkatërruese se ato që u përdoren më shumë se shtatë dekada më parë kundër Japonisë dhe pasojat në planet mund të jenë katastrofike.

Sjellja e Putinit

Në këtë analizë, Neë York Times i referohet qasjes së mund të jetë Presidenti i Rusisë ndaj armëve bërthamore dhe mungesës së njohurive të plota mbi pasojat shkatërruese të një luftë të tillë.

Gazeta shkruan se e vërteta është se edhe Putinin mund të mos i dijë me siguri vijat e kuqe të përdorimit të armëve bërthamore.

Por sipas saj, edhe frika amerikane nga përshkallëzimi bërthamor rus mund të jetë gjithashtu e rrezikshme.

Çdo konflikt bërthamor, sado i kufizuar fillimisht, mbart një rrezik përshkallëzues që strategët e quajnë “sulmo ose humb”.

Sipas skenarit të NYT, të dyja palët e dinë se sulmet e shpejta bërthamore mund të zhdukin forcat e tyre ushtarake në Evropë, madje edhe të gjithë arsenalet e tyre bërthamore, duke i lënë ata të pambrojtur.

Kjo do të thotë që të dyja palët përballen me një nxitje për të nisur gjerësisht përpara se tjetra ta bëjë këtë fillimisht – edhe nëse udhëheqësit besojnë se konflikti mund të ketë filluar gabimisht.

Përparimet e fundit në teknologjinë e raketave me rreze të shkurtër do të thotë që udhëheqësit tani kanë vetëm pak minuta për të vendosur nëse do të lëshojnë ose jo, duke rritur në mënyrë drastike presionin për të lëshuar shpejt vetëm me informacion të pjesshëm.

Në fund të administratës së Obamës, dy simulime luftarake amerikane imagjinuan një përleshje aksidentale midis NATO-s dhe Rusisë, raporton abcnews.al.

Në të parin, udhëheqësit e Pentagonit propozuan një sulm hakmarrës bërthamor për të treguar vendosmërinë. Por një zyrtar civil i Shtëpisë së Bardhë, Colin H. Kahl, i bindi ata të hiqnin dorë nga ky skenar dhe të izolonin Moskën në mënyrë diplomatike. Kahl tani është nënsekretar në Pentagon.

Por simulimi i dytë përfundoi me sulm bërthamor nga amerikanët, duke nënvizuar se Uashingtoni nuk mund të parashikojë plotësisht as veprimet e veta në rast të një krize të tillë.

Rasti i centrali bërthamor në Zaporizhia

Ajo që ndodhi në momentin e sulmit në centralin bërthamor të Zaporizhia-s tregon më së miri se sa pak janë të interesuar rusët për pasojat e mëdha që mund të sjellë një aksident nuklear në njërin prej centraleve të shumtë në zonë. Ata sulmuan me bomba sikur të ishin në një fushëbeteje normale duke mos marrë parasysh se bëhej fjalë për tonetala me material radioaktiv që mund të shpërndahej në ajër, tokë apo ujëra, gjë që do të sillte pasoja të mëdha.

Simulimi

Pas analizës, NYT raporton se ekspertët në Universitetin Princeton kanë simuluar një luftë bërthamore, e cila fillon me një goditje nga Moska, një përgjigje në shkallë të vogël nga NATO dhe shkuarjen në një lufte totale bërthamore që do të sillte më shumë se 90 milionë të vdekur në orët e para.

Në të njëjtin raport, megjithatë, thuhet se Joe Biden nuk ka lënë të kuptohet se si do të reagonte ndaj përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore nga Vladimir Putin. Sipas analizës, një nga sekretet më të mirëmbajtura në Uashington ka të bëjë me planet për një luftë bërthamore. Pyetja më e vështirë, theksojnë ata, është nëse ka një mënyrë të besueshme për të parandaluar një përshkallëzim të një konflikti. /m.j

Next Post
BE/ “Çlirohen” Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut? Ministri francez: Sinjale pozitive për zhbllokimin e vetos bullgare

BE/ “Çlirohen” Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut? Ministri francez: Sinjale pozitive për zhbllokimin e vetos bullgare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In