• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në festival prezantohet kultura shqiptare e Kosovës, serbët dalin në protesta rrugëve të Beogradit

by Java News
30/05/2019 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupe ultranacionalistësh serb protestuan të mërkurën në Beograd kundër festivalit me emrin “Mirdita, Dobar Dan”, nëpërmjet të cilit synohet shkëmbimi i veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Forcat e policisë rrethuan qendrën kulturore në Beograd ku nga sot deri më 1 qershor mbahet festivali, ndërsa protestuesit që po brohorisnin “Kosova është Serbi” dhe “Kosovën nuk e japim”, u përleshën më forcat e policisë.

Festivali që ka filluar të mbahet që nga viti 2014, prezanton filma, ekspozita dhe organizon debate për të afruar serbët dhe shqiptarët, thellësisht të ndarë që nga lufta e viteve 1998 – 1999.

Festivali organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim edhe me organizata nga Kosova.

“Festivali dërgon mesazh të qartë te publiku por edhe elitat politike se pengesat duhet të hiqen në vend që të krijohen të reja”, thuhet në një deklaratë të organizatorëve.

Festivali u hap mes tensionesh të larta, një ditë pasi që Serbia vuri në gjendje të lartë gatishmërie trupat e saj, pas një operacioni arrestimesh të policisë së Kosovës të peronave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale, pjesa më e madhe në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por, ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës në shkëmbim të integrimit në Bashkimin Evropian.

Të hënën presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha në parlamentin e Serbisë se vendi duhet të pajtohet që e ka humbur kontrollin mbi Kosovën, por nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.(VOA)

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Premte 31 Maj 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave! Kërkesë edhe për Ballukun

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave! Kërkesë edhe për Ballukun

December 18, 2025
Zjarri jashtë sallës së Kuvendit, Balla: U vu me urdhër të Berishës! Vepër e rëndë në flagrancë

Zjarri jashtë sallës së Kuvendit, Balla: U vu me urdhër të Berishës! Vepër e rëndë në flagrancë

December 18, 2025
Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

December 18, 2025
Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

December 18, 2025
“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

December 18, 2025
Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

December 18, 2025
FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

December 18, 2025
“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

December 18, 2025
“Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

Përjashtohet nga seanca Balliu dhe Noka! Reagon Braçe: Më në fund e morën pushtetin

December 18, 2025
Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In