• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në fazën e qartësimit të historisë

by Preç Zogaj
05/08/2022 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Kanë ndodhur e po ndodhin disa goditje të forta mbi të paprekshmish nga bota e politikës. Të paimagjinueshme para një a dy vitesh.. Me e frekëta, por jo e fundit, ka të bëjë me informacionin e Autoritetit të Dosjeve në adresë të Kuvendit të Shqipërisë ku thuhet se ish Presidenti Ilir Meta rezulton i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit, në një proces që ka çuar në arrestimin e një të riu që kishte patur ndërmend të arratisej jashtë shtetit.

Kjo ngjarje dhe pararendeset e saj, për të cilat kemi shkruar shpesh, ilustrojnë në ashpërsinë dhe avancimin e tyre, deri jashtë kllapave stikte ligjore herë-herë, hyrjen e vendit në një periudhë që mund ta quajmë periudha e qartësimit të historisë. Do të thotë daljen në dritë të së vërtetës dhe përgjegjësisë për një numër pikash të errëta, rebusesh dhe skemash politike e gjeopoltike, që kanë përcaktuar deformimet dhe plagët e mëdha të tranzicionit tonë poskomunist, trendin e zhvillimeve kontraverse, antidemokratike dhe deri kriminale në Shqipëri.

Me konkretisht, ngritjen e korrupsionit në sistem, instalimin e pandëshkueshmërisë në sferat e larta përmes nënshtrimit dhe shkatërrimit të drejtësisë, vendosjen e sundimit autokratik të kryeministrave në vend sundimit të ligjit, prishjen e zgjedhjeve, kontrollin e tyre në funksion të një këmbimi karrigesh, që është shitur si rrotacion por në thelb ka rezultuar një ndërrim turnesh mes palësh që konkurojnë si të ndryshme por qeverisin si të njëjta, ngritjen e krimit në pushtet dhe pushtetit në krim, bllokimin e qarkullimit të elitave dhe nismave të reja politike, bllokimin e vetë demokracisë si një sistem i lirive, barazisë së shanseve, konkurencës me rregulla të qarta loje.

Duket ta themi, se ashtu siç erdhën punët, me një shoqëri të frangmentuar në blloqe politike të kapura fort pas partive respektive për llokma dhe lëmosha, vetë shqiptarët ishin dhe janë akoma të pafuqishëm përballë autokracisë rrotulluese të Tiranës që ka operuar e operon si stafetë.

Periudha e re e qartësimit të historisë sonë, sipas kuptimit që parashtruam më lart, mund të hapej vetëm falë vendimit historik të partnerëve tanë amerikanë, britanikë dhe europianë për të mbështetur fuqishëm, si asnjëherë tjetër, trasparencën dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Këtu jemi tani.

Për të qëndruar te rasti i Ilir Metës, nuk ka dyshim se ai e di më mirë se askush tjetër të vërtetën e tij. Nëse i janë shpifur, siç ka deklaruar vetë, rruga më e mirë është t’i drejtohet gjykatës.

Skupi për lidhjet e tij me ish sigurimin e shtetit në vitet e fundit të regjimit komunist i hapi rrugë propozimit nga Autoriteti i Dosjeve të një amendamenti që konsiston në heqjen e klauzolës se kush ka kaluar njëherë në skanerët e komisioneve “Mezini” dhe “Bezhani” dhe ka dalë “i pastër”, sipas shprehjes që kanë përdorur skuadrat sanitare të ligjit, nuk mund të verifikohet për herë të dytë apo të tretë nga Autoriteti.

Klauzola që ndalon verifikimin e të verifikuarve herët e kaluara nuk e ka penguar faktikisht Autoritetin ta verifikojë Metën në rrugë të tjera. Përndryshe nuk do të ndodhte kjo që ndodhi. Skupi me Ilir Metën sheh dhe rreh përtej tij.

Nuk mund ta dimë konkretisht a ka patur apo jo fshehje të së vërtetës dhe selektivitet politik në zbatimin e ligjit të lustracionit të vitit 1996. Ai ligj, ashtu siç qe bërë, e mundësonte selektivitetin. Ai vendosi ndëshkimin me shenjën e grupit të gjithë kategorisë se ish bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit, pa marrë parasysh aktivitetin konkret dëmprurës të subjekteve të ligjit, raportet e tyre individuale dhe familjare me regjimin diktatorial, pa konsideruar një element thelbësor nëse ata kishin bërë kërkesë, ishin përgjëruar e zvarritur të bëheshin bashkëpunëtorë, apo ishte e kundërta, operativët e sigurimit të shtetit shqiptar ( jo jugosllavë apo sovjetikë) u ishin qepur me shkop dhe me trastë. Kjo qasje bëri që ligji, duke patur në fokus persona konkretë, të ishte shumë i hapur. Dhe kur një ligj nuk ka bordure të sakta në çdo element të tij ai mundëson kontroll politik në zbatimin të tij, subjektivizëm, tendeciozitet, politizim, hakmarrje në një anë, mbajtje hatër në anën tjetër. Ligji, gjithsesi, pati lenë një klauzolë për ata që mund të paraqisnin fakte se kishin punuar kundër vijës.

Por qindra mijëra vetë, pjesëtarë të familjeve të përsekutuara dhe me “biografi të keqe” shumica prej tyre, ish të burgosur e të internuar politikë mjaft të tjerë, që kishin pritur me padurim çlirimin nga zgjedha dhe privacionet e diktaturës dhe kishin kontribuar për fitoren e forcave antikomuniste, papritur e panë veten në korridoret e turpërimit, në një rang me Anëtarët e Byrosë Politike, me ministrat, deputetët dhe kuadrot me të lartë të regjimit sa i takon përgjegjësisë për krimet e komunizmit. Kjo ishte dhe mbetet akoma sarkazma e stërmadhe e lustracionit, për të cilin disidenti polak Adam Mihnik pati shkruar se është produkt i një mendjeje të prishur, sepse edhe njëherë fatet njerëzore ua beson arshivave të policisë sekrete që i beson si bibël. Kjo qasje thellësisht antihistorike kurdisi histerinë tridhjetëvjeçare dhe spostimin monstruoz të përgjegjësisë për krimet dhe padrejtësitë e komunizmit te shtresa, e cila më së shumti i ka pësuar ato krime dhe padrejtësi. Duke i dhënë dora dorës, me dashje a padashje, avantazh moral të majtës ish komuniste. Gjë që mund ta shohim sot e gjithë ditën në formën e modelimit të lozhës dhe arenës së re dhe të vendosjes së palëve në to.

Në lozhë, në qeveri, në pushtet autorët dhe trashëgimtarët biologjike dhe politike të atyre që kriminalizuan me ligj fjalën e lirë, lëvizjen e lirë, librin, muzikën, pikturën e autorëve të ndaluar, liritë dhe të drejtat njerëzore, e tjerë e tjerë e tjerë – lista është shumë e gjatë.

Në lozhë për të shijuar luftën brenda llojit të palës që i ka pësuar këto krime, por që lozha bën çmos t’ua ndryshojë kahun sikur i kanë bërë vetë, pra, ia kanë bërë njërit-tjetrit!

Nuk mund ta di, siç e thashë me lart, a do të kapë riverifikimi ndonjë të toleruar nga verifikimet e bëra para çerek shekulli e në vazhdim. Do ishte e trishtueshme që kjo nismë urgjente e Kuvendit të Shqipërisë të motivohet nga qëllime aq të vogla dhe meskine që nuk u shtojnë asgjë, ma merr mendja, gjërave që dihen.

Por ka një zonë të errët që do ta përligjte nismën në fjalë: Lustracioni u fokusua të bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit, që në fund të fundit, me hir a me pahir, iu përgjigjen shërbimit sekretet të vendit të tyre. Por nuk ka zënë persona që janë venë në shërbim të agjenturave të huaja të vendeve jo mike apo armike. Nuk ka patur? Nuk ka mundur vallë ish sigurimi i shtetit dhe Partia e Punës të zbulojnë e dokumentojnë në arshivat e tyre asnjë të tillë? Që në fillimet e lëvizjes demokratike, por edhe kohët e fundit ka patur plot indicie, akuza e deri padi penale në SPAK se rrjeti agjenturor në shërbim të vendeve jo mike dhe armike ka qenë mjaft aktiv në veprimtarinë e vet kundër interesave të Shqipërisë.

Qartësimi për të cilin po flasim e përfshin edhe këtë enigmë.

Next Post
VIDEO+FOTO/ Ylli i muzikës botërore Dua Lipa ndez skenën dhe dhuron spektakël në “Sunny Hill Festival”

VIDEO+FOTO/ Ylli i muzikës botërore Dua Lipa ndez skenën dhe dhuron spektakël në “Sunny Hill Festival”

Comments 2

  1. UKU MOMLIT says:
    3 years ago

    Ok or përc,ik e mos na pirdh mbi habetin,se edhe Ti bashkepuntor i OSSH(Organeve te Sigurimit te Shtetit) ke qene,po te legalizoj salishpella. Edhe ti si likebanditi je,mut me qepë.

    Reply
  2. Proshi says:
    3 years ago

    Të thuash, apo barazosh qeverisjen PD-PS atëhere dhe tani dhe Berishë-Rama sot si e njëjtë më jep mundësinë të shkruaj dr ti Preç je shumë tendecios wë në krye. Dhe nuk ka se si.
    Nga port i PPSh u ktheve në poetin e Saliut. Rrethanat të sollën në oponencë me të.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

December 10, 2025
Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

December 10, 2025
LIVE-100 vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama ndan 2 medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun!

LIVE-100 vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama ndan 2 medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun!

December 10, 2025
“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

December 10, 2025
Zyrtari amerikan vizitë në SPAK: Përpjekjet e Dumanit vendosën standard për bashkëpunim kundër organizatave kriminale!

Zyrtari amerikan vizitë në SPAK: Përpjekjet e Dumanit vendosën standard për bashkëpunim kundër organizatave kriminale!

December 10, 2025
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

December 10, 2025
U shpërdoruan me IPARD 2, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

U shpërdoruan me IPARD 2, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

December 10, 2025
Kryepiskopi Joan në Samitin e Aqabës, viziton vendet e shenjta në Jordani

Kryepiskopi Joan në Samitin e Aqabës, viziton vendet e shenjta në Jordani

December 10, 2025
“Do tregojnë historikun e 5 viteve të fundit të rrjeteve sociale”/ Zyrtarët amerikanë: Kërkesat për turistët që hyjnë në SHBA

“Do tregojnë historikun e 5 viteve të fundit të rrjeteve sociale”/ Zyrtarët amerikanë: Kërkesat për turistët që hyjnë në SHBA

December 10, 2025
Takimi Trump-Netanyahu në Miami më 29 dhjetor, faza II e planit për Gazën në tryezë

Takimi Trump-Netanyahu në Miami më 29 dhjetor, faza II e planit për Gazën në tryezë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In