• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Në emër të Lirisë’/ 153 piktura të Rexhep Selimit të bëra në Hagë ekspozohen në Kryeministri! Rama: Po mbahet padrejtësisht në paraburgim

by Java News
16/02/2023 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paraburgimi në Hagë nuk e ka penguar Rexhep Selimin, ish-pjesëtarin e UÇK-së që t’i përcjellë ‘syrit të botës’ atë çfarë ka përjetuar në luftën e Kosovës. 153 piktura të Selimit janë ekspozuar ditën e sotme në sallën COD në Kryeministri në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

‘Në emër të Lirisë’ titullohej ekspozita me pikturat e Selimit, të bëra gjatë kohës që ai ka qëndruar në paraburgimin në Hagë, ndërsa e pranishme ishte edhe bashkëshortja e tij, Shqipe me fëmijët. Rama tha se i vjen mirë që Shqipëria është bërë nëjë ndër vendet mikpritëse të kësaj ekspozite, ndërsa tha se ai dhe komandantët e tjerë të UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit, njërit prej katër komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht si rezultat i një historie të gjatë për tu treguar sot. Edhe një fati të shënjuar nga barra më e madhe. Është një nder që sot këtu kemi bashkëshorten, bashkëluftaren dhe bashkëvuajtesen e Rexhep Selimit se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një luftëtar gruaja e të cilit vjen për të mbushur boshllëkun, por kemi të bëjmë me një çift luftëtarësh.

Ekspozita në kushte e izolimit dramatik siç është ai në Hagë, dhe pastaj bujaria për ta ndarë këtë me të tjerët janë vërtet prekëse. Është privilegj që na u dha kjo mundësi dhe do isha mirënjohës nëse Andi dhe Learti nuk do ta linin me kaq, por në ditët kur këto punë të jenë të varura në këto mure të përpiqen të krijojnë në këtë hapësirë një seri ngjarjes, takimesh, komunikimesh për atë që është historia jo thjesht e Rexhep Selimit, por e Kosovës, e lidhur edhe me UCK. Më vjen mirë që ne bëhemi mikpritësit e kësaj serie eventesh”, tha Rama.

Rama njoftoi se shumë shpejt do t’iu japë pasaportat shqiptare djemve të Selimit dhe bashkëshortes së tij, duke e konsideruar si një gabim që ende nuk e kanë marrë deri më tani.

“Që Shqipja nuk e ka Akoma pasaportën e kësaj republike. Jam i bindur që mund ta korrigjojmë këtë gabim të madh, që fat zyshë Arta s’na e ka kapur deri tani, do jemi shumë i lumtur nëse do më jepet mundësia që shumë shpejt t’ua dorëzoj pasaportën jo vetëm juve , por edhe fëmijëve që të jeni familjarisht të jeni edhe me dokumente, se me zemër e mendje jeni qytetarë të republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Ekspozita me pikturat e Rexhep Selimit ishte hapaur edhe para dy muajsh në Kosovë./m.j

Next Post
Kthenin përmes ryshfetit patentat e pezulluara, para afatit, SPAK çon në burg 2 zyrtarët e policisë rrugore në Tiranë

Kthenin përmes ryshfetit patentat e pezulluara, para afatit, SPAK çon në burg 2 zyrtarët e policisë rrugore në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In