Në qytetin e Elbasanit numërimi i votave do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit. Ndërkohë katër orë pas përfundimit të votimit, është numëruar kutia e parë e votimit edhe në Tepelenë.
Mësohet se atje ka përfunduar numërimi në fshatin Gusmar nga është me origjinë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në Gusmart 90 vota i ka marrë PS, 44 vota PD dhe 7 vota LSI.
Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi në fshatin Selcë të Memaliajt ku PS ka marrë 25 vota PD 23 dhe LSI 10 vota./a.m.