Në Durrës do ndërtohet porti i jahteve
Një port i ri jahtesh do të ngrihet në pjesën veriore të qytetit të Durrësit duke u vënë kështu në shërbim të industrisë së turizmit. Ministria e Transporteve nënshkoi dje edhe kontratën koncensionare me konsorciumin që është fitues i projektit.
Ky konsorcium përfshin tre konpani : një shqiptare një bullgare dhe një nga Seychilles. Në fjalen e tij Ministri Edmond Haxhinasto u shpreh se ky projekt vjen në vazhdën e një sërë porteve të tjera të planifkuar për t’u ngritur në vednin tonë dhe kompania fituese pritet që të perfshijë edhe investime të tjera infrastukturore dhe ngritjen e objekteve shtesë në funksion të këtij porti jahtesh.
Zbatimi i projektit për Portin e Jahteve në Durrës pritet qe të nisë në fillim të vitit të ardhshem dhe të përfundojë në harkun e dy viteve. Kapaciteti ankorues i tij pritet të jetë për të paktën 500 jahte









