• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në Drisht, 20 vite pasi babai e njerka vranë vajzën për nder, si e kujtojnë banorët ngjarjen

by A R
15/11/2017 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të jetosh me nder është një prej kushteve të panegociueshme në fshatrat e Postribës në Shkodër. Të ruash fytyrën dhe të gëzosh respektin e të tjerëve, kërkohet që morali të jetë i pastër, ndryshe fshati të përçmon. Këto zakone të vjetra që trashëgohen edhe sot, çuan deri në vrasjen e 20-vjeçares Afërdita Facaj. Ngjarje kjo e ndodhur në vjeshtën e vitit 1998 në fshatin Drisht. E reja u vra nga babai Brahim Facaj. 74-vjeçari Facaj, i cili vuante dënimin për vrasjen e vajzës së tij ka ndërruar jetë të dielën në reanimacionin e QSUT-së. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja e Facaj ka ardhur nga shkaqe natyrale. Emri i tij tronditi mbarë opinionin publik në vitin 2007, kur u zbulua se ai së bashku me bashkëshorten Nurijen, ishin autorë të vrasjes së 20-vjeçares. Nënë e një djali të vogël, Afërdita u vra nga ati sepse ishte larguar nga burri i saj në Itali dhe se në shtëpinë e saj në fshatin Drisht shkonte në orët e vona. Babai dyshonte se vajza kishte punuar edhe si prostitutë në vendin fqinj dhe këtë e dinte rrethi familjar dhe banorët e fshatit. 55 vjeç në atë kohë, Brahimi nuk mund të duronte që opinioni në fshat të mos e përfillte për atë çfarë kishte bërë vajza e tij, sepse ashtu ishin rregullat.

VRASJA

Në një prej netëve, kur Afërdita kishte shkuar vonë në shtëpi, një goditje e fortë me hekur pas kokës nga babai i solli vdekjen e menjëhershme. Vajza kishte vendosur që të shkonte sërish në Itali dhe familja e saj nuk e pëlqente këtë gjë, ashtu siç nuk dëshironin të shkonte vonë në banesë. Gruaja e dytë e Brahimit, Nurije Facaj, njerka e Afërditës e ndihmoi bashkëshortin që ta varroste 20 metër pas banesës së vjetër, pa e marrë vesh asnjeri. Do të kalonin 9 vite dhe askush nuk e dinte se 20-vjeçarja ishte vrarë, ndërsa djali i saj i vogël dhe fshati mendonin se Afërdita ishte larguar në Itali pa lënë gjurmë. Brahim Facaj kishte deklaruar në polici se nuk e dinte ku ndodhej e bija e po ashtu kishte përhapur fjalë edhe në fshat se kishte shkuar në Itali dhe se nuk kishin asnjë kontakt me të. Pas 9 vitesh (më 11 mars të vitit 2007) Nurije Facaj e vrarë nga ndërgjegjja për krimin e rëndë shkoi në polici dhe rrëfeu vrasjen nga bashkëshorti dhe se ku ndodheshin eshtrat e Afërditës pas banesës së vjetër e po ashtu edhe detajet tjera se çfarë kishte ndodhur në një nga netët e vjeshtës së vitit 1998. Pas vdekjes së autorit të krimit, Brahim Facaj, “Gazeta Shqiptare” ishte dje në fshatin Drisht. Fqinjët e familjes Facaj e kujtojnë ngjarjen e rëndë të ndodhur 19 vite më parë, ndërsa janë të rezervuar duke mos pranuar që të flasin shumë, edhe pse e dinë atë histori.

BANORËT

“Është një ngjarje e rëndë që ka ndodhur. Nuk e di çfarë të them, por për kohën bëri bujë. Nuk e di më shumë se çfarë ka ndodhur, sepse është zbuluar vonë. Mua më vjen keq për atë familje, por nganjëherë edhe kushtet ekonomike të çojnë në rrugë të gabuar. Këto janë ngjarje që ndodhin, fatkeqësi”, – tha Sadri Buhaj.

“Nuk dua të futem në këtë histori. Është një ngjarje e vështirë dhe e rëndë për ne dhe familjen. Rreziqet janë, por çdo njeri duhet të dijë të jetojë. Është një ngjarje brenda familjes së tyre dhe unë nuk mund ta di si ka ndodhur dhe s’dua të flas më shumë”, – u shpreh Mustafë Buhaj. Fillimisht Brahim Facaj u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për vrasjen e vajzës së tij dhe fshehjen e krimit, por Apeli e uli dënimin në 20 vite. Ndërsa, bashkëshortja e tij u dënua me 15 vite burg. Në 11 prill të 2012-ës, Gjykata e Lartë liroi Nurije Facajn duke i dhënë vetëm 5 vite burg, dënim të cilin e kishte kryer që nga 2007-ta kur është arrestuar, ndërsa u la në fuqi dënimi me 20 vite për Brahim Facajn. 74-vjeçari në pamundësi për të përballuar sëmundjen u nda nga jeta në mjediset e QSUT-së në Tiranë. Familja Facaj e aq më tepër djali i viktimës nuk do ta kenë të lehtë ta kapërcejnë këtë vështirësi e ndërsa historinë e trishtë do e kenë një barrë në shpirt. /GSH.al

 

Next Post
‘Italia’, Maradona: Ky botëror me mungesën më të madhe në histori

'Italia', Maradona: Ky botëror me mungesën më të madhe në histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In