• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në diktaturë artistet ngacmoheshin seksualisht”/ Justina Aliaj: E dinë mirë çfarë kanë bërë me këtë intervistë, le të dridhen…

by Java News
21/12/2019 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Justina Aliaj, rikthehet sërish në ekranin e News24, me një tjetër rrëfim për jetën e saj artistike të periudhës komuniste.

Në emisionin “Kjo Javë”, aktorja u pyet nga gazetarja Nisida Tufa për deklaratën e saj të bërë pak vite më parë në News24 për ngacmimet seksuale të artistëve.

Në intervistën e para disa viteve, e pyetur nëse kishte ngacmime seksuale në komunizëm, ajo u përgjigj: “Po, kishte. Madje, kur flisnim ngushtë me dy-­tri shoqe që kishim, thoshin se “e kanë për detyrë”. Ishte e dhimbshme, por secili din vetë çfarë bën dhe e ka për vete gjithsekush. O Zot i madh! Normal që kam refuzuar. Unë s’kisha nevojë asgjë prej tyre, sepse në radhë të parë është gjaku që nuk shprishet dhe në radhë të dytë, kisha aftësitë e mia dhe nuk doja asnjë lloj ndihme veç t’më linin të hypja në skenë dhe në skenë unë nuk hypa për 18 vite”.

Por, ja çfarë tha sot në “Kjo Javë” aktorja për këtë temë:

Ju keni folur dhe për ngacmime…

Nuk më pëlqen të flas për këtë, sepse është një gjë që do t’i vijë radha t’i them dhe më vjen jashtëzakonisht keq që shtrembërohen. Ata e dinë mirë çfarë kanë bërë me këtë intervistë, unë nuk flas kështu, merrni e shiheni të gjithë intervistën.

Është momenti për ta sqaruar…

Jo, preferoj ta mbaj. Ata e dinë mirë, ata le të dridhen, unë i shoh në sy, ata jo, se kanë gënjyer nga fillimi në mbarim.

Për kë e keni fjalën?
Ata që më intervistuan. E kanë bërë mëkatin te dera e Kishës, isha në Kish, po mbaja koncert. Aty e kanë bërë mëkatin, Kisha dhe Xhamia i sheh, s’ka problem.

A ishin atëherë artistët apo këngëtaret të preferuara, persona që mbahej fokusi tek ato?
Jetët tona bashkoheshin vetëm në festival, jetët tona ishin të ndarë komplet. Ata që kisha dëshirë me i pas shokë e shoqe i kisha, por ishin shumë të rrallë, sepse shumë të rralla takimet. Unë isha në teatër, aktore, këngëtare, në televizion. Isha e shkëputur, ku ishin të tjerët, një në Sarandë, një në Korçë..

Përveç Sherif Merdanit, që iu e kujtoni me nostalgji miqësinë tuaj, kush tjetër hynte te miqtë tuaj?
Merdani ishte zotni. Edhe Tonin Tërshana, me Vacen kam pas marrëdhënie korrekte, me Luan Zhegun kam pas marrëdhënie shumë korrekte dhe vazhdoj t’i kem ashtu. Me Bashkim Alibalin, me Liljana Kondaktin, me Ema Qazimi, kemi shkuar dhe kemi ardhur nëpër shtëpitë tona. Jo vetëm mua më njihnin, por kur nuk isha në shtëpi, shkonin te nëna ima, kur vinte nëna të rrinte tek unë.

A ka pas këngëtarë që janë lartësuar, edhe pse nuk e meritonin?
Kjo është pyetje retorike, nuk është e re. Nuk është se nuk ka ndodhur kurrë dhe që s’do të ndodhë kurrë. Ishte parulla dhe zbatohej rreptësisht që jemi të gjithë njëlloj, por kjo nuk është fort e këndshme, se nuk jemi të gjithë njëlloj. Ti je gazetare, unë artiste e megjithatë na vënë shenjën e barazimit. Ose ti je gazetare shumë e talentuar, e unë jam me mik, por nuk jemi të barabarta, ne i kemi sytë në ballë. Po cfarë bënim ne, na mjaftonte një heshtje dhe shiheshim në sy. Unë shoh punën time, Zoti ma ka dhënë këtë aftësi dhe nuk kam nevojë për…

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Nga Sydney në Bangkok nga Londra në Stamboll, Këto janë lokalet me pamjet më të bukura në botë

FOTO/ Nga Sydney në Bangkok nga Londra në Stamboll, Këto janë lokalet me pamjet më të bukura në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In