Një 33- vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ndërsa mësohet se ka humbur jetën shtetasi Denis Qirko.
Sipas informacioneve, i riu ishte diagnostikuar me probleme shëndetësore, ndërsa ka qenë edhe përdorues i rregullt i alkoolit.
Ishin familjarët ata që njoftuan se i riu ishte gjetur i pajetë në shtratin e tij, madje një natë më parë ai kishte shkuar i dehur në shtëpi./a.m.