• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Dakotën e Jugut bëhen bunkerët kundër sulmit të mundshëm bërthamor

by Java News
29/01/2018 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa besojnë se fundi i botës po afron. Një kompani në Dakotën e Jugut ofron bunkerë me hapësirë të bollshme për të gjithë familjen. Ndërtuesit premtojnë se streha mund t’i rezistojë çdo katastrofe natyrore apo shpërthimi bërthamor.

Në një zonë rurale në Dakotën e Jugut, rreth 30 minuta me makinë nga qyteti më i afërt po ndërtohen bunkerë të nëndheshëm. Scott Robertson punon me kompaninë Vivos.
“Korniza e bunkerit është ndërtuar dhe tani po instalojmë panelet që do të priten në përputhje me sipërfaqen e betonit” , thotë ai.

Robert Vicino është president i kompanisë “Vivos” që po ndërton bunkerët.

“Kjo pronë ka një sipërfaqe prej 4,600 hektarësh. Në jug ndodhen 575 ish bunkerë të ushtrisë dhe në pjesën veriore të pronës gjenden edhe 275 të tjerë”, thotë zoti Vicino.
Bunkerët ndodhen në një bazë ushtarake të ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe janë përdorur për magazinimin e armatimeve deri në mbylljen e bazës në vitin 1967.

Bunkerët janë ndërtuar me materiale të forta dhe Vicino garanton se mburoja e tyre nuk lejon depertimin e rrezatimit radioaktiv. Për 25 mijë dollarë, një familje e madhe mund të ketë bunkerin e vet.

Bunkeri model ka katër dhoma gjumi, kuzhinë, një kinema të vogël e madje edhe një fermë të vogël.“Kemi sera dhe po ashtu rrisim edhe peshq në pellgjet me ujë”, thotë presidenti i kompanisë “Vivos”, Robert Vicino.

Ai është i bindur se kjo ish bazë ushtarake është një zonë e sigurtë. Ajo ndodhet larg oqeanit, kështu që nuk ka gjasa të goditet nga cunami. Dhe Dakota e Jugut nuk është në listën e objektivave të mundshëm bërthamorë.

Madje, ka mundësinë të bëhet qyteti i së ardhmes. Rreth 10 mijë njerëz mund të strehohen në këta bunkerë. Në rast fatkeqësie, e vetmja gjë që duhet të bëjnë, është shkuarja në këtë pjesë të largët të Amerikës në kohën e duhur dhe mbyllja brenda bunkerit, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
“Guxove të përmendësh çamët se me Tsipras duket që…” Ja si ia kthen Rama komentuesit

Dialogu me Greqinë, Rama: Partneriteti strategjik është shumë afër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In