• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në burg për dosjen “Metamorfoza”, KPK shkarkon kryeprokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita

by A R
04/09/2024 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Xhevahir Litën, prokuror  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.

Vendimi do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Xhevahir Lita aktualisht ndodhet në burg me urdhër të SPAK. SPAK po e heton magjistratin Lita për korrupsion në dy raste si dhe për nxjerrje të akteve e të dokumenteve sekrete, të dyja këto vepra të kryera në bashkëpunim përmes aplikacionit SKY ECC.

Gjetjet e Prokurorisë së Posaçme për akuzat ndaj Xhevahir Litës i citon edhe komisioni.

Rasti i parë ka të bëjë me veprime konkrete të tij për të liruar të burgosurin, Behar Bajri, ndërsa momenti tjetër që Lita ka shkelur ligjin sipas SPAK ka të bëjë me marrjen e një ryshfeti në këmbim të lehtësimit të pozitës ligjore të tre personave. Ata dyshoheshin për “Vrasje të mbetur në tentativë”.

Lita nuk ishte prezent në seancën ndaj tij, por u përfaqësua nga avokati Arben Nela. Ky i fundit pretendon se kominikimet në SKY ECC nuk përbejnë provë ligjore, ndaj procesi i verifikimit, sipas tij paragjykohet. Ligjërisht, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit kryen hetim administrativ, por sipas avokatit Nela, KPK është ndikuar nga ndjekja penale, ç’ka sipas tij përbën shkelje të së drejtës kushtetuese për tu prezumuar i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

Në këto kushte përfaqësuesi ligjor kërkon riçelje të hetimit administrativ, vendimi që do të jepet në orën 16:00.

/a.r

Next Post
Shënavlashi, i denjë për skenarë filmash! Brenda vitit, dy baballarë të vrarë dhe të groposur nga fëmijët

Shënavlashi, i denjë për skenarë filmash! Brenda vitit, dy baballarë të vrarë dhe të groposur nga fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In