• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në bulevard zien revolucioni, në gjykatë halli

by Agron Gjekmarkaj
03/03/2023 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Ashtu si zog dreqit mbeta në shtëpi mes dilemash. Salianji si tribun nga mejdani më nxirrte gjuhën në ekran.

Sillej si ai që njeh kahjen e historisë dhe dertet e miletit. Më plasi shpirti.

Në një dite historike si kjo e gjeta veten thjesht dëshmitar. Gjykata është mbledhur për të vendosur mbi fatin e PD.

Në Bulevard zien revolucioni. Në gjykatë halli. Kush ta marrë? Skuthi që s’ka asnjë meritë apo Doktori 80 vjeç  që e beri? Ndonjë si unë mendojnë që PD është e njerëzve që e mbajtën gjallë as e Skuthit, e amanetqarëve të skuthit jo e jo, as e Babës me familje me djalë, dhëndër e kushërinj, që e kanë bereqet e pronë pa i heqë asnjë meritë. i dua shumë tropojanët, Besnik Mustafajin mbi të gjithë, Isufi Çelën e shumë të tjerë, kanë shumë merita po demokracia dhe e djathta nuk është zeje vetëm e tyre, është e tyre sa ç’ është e vlonjatëve, fierakëve, shkodranëve, korçarëve po kaq. PD nuk duhet te mbetet në një luginë dhe krahinë.

Skuthi s’ka njerëz aspak, veç do perime poshtë e përpjetë. Baba ka jo pak, por gjithnjë e më pak e të lodhur.

Edhe sot jo aq sa me e merzitë gazep qafirin, atë, të paudhin Kryeministrin që na ka bë zeher cipëplasuri i pahajër. Fjalimi i kryezevendes liderit me emocionoi shumë. Sikur të fliste edhe Albana e ca të tjerë, sa do gëzohej njerëzia. Sali Berisha e di çfarë vlen e jo, po është në fazën e ripërsëritjes që i duhen besnikë dhe ushtarë. i do ata dreqër. i ka qejf dhe këtu është flirti me Enver Hoxhën.

Do lot tek dëgjoja morën rrugën e zemrës dhe më qullën sytë. Fuqia intelektuale e mendimit joshte gazep. Kjo është PD e së nesërmes mendova. Ajo e rithemeluara me elitën e vendit përreth si në Dhjetor 1990 ku e vërteta quhet tradhti dhe shitje. Ky folklori mbulon si këllirë realitetin.

Mjerë ai popull që ka nevojë për një hero, Doktori burrë i zoti, personalitet, është bërë hero tre herë, boll më, duhet të pushojë. U nisa me shkrue kronikën e djeshme, pjesën e dytë, po televizori ma ndryshoi disi temën dhe vendosa të aktualizohem.

Ndërkohë një seri e revolucionit mbaroi, desh i madhi Zot në paqe e pa potere siç revolucioni modern e lyp.

Shëndeti e zbukuron njeriun thoshte ai qerrata Lenin. Shëndetin të kemi pa të tjerat vinë ngadalë ngadalë. Skuthin ai e zgjodhi për vese jo për virtyte, me dashje. Mirë ti bëhet, prishi garën, dhjeu partinë. Skuthi, të punon qindin firauni dhe opozita ja është tani lesh harapi. Nëse kush mundet ne vesin e tij dhe të tjerë tërhiqen nga ambiciet e pafre, çdo njeri normal e udhëheq opozitën, e bën atë! Shqiptarët po e presin. Doktori dhe Skuthi po e mbajnë peng në gjykatë e shumë më tepër se kaq po vrasin shpresën e ndryshimit tek qytetarët. Sa ego, sa turp, sa faj! Babë e biri skuth po vrasin opozitën, investimin e gjysmës së Shqipërisë.

Next Post
“Për shpirt të babës…”/ Luizi i vendosur se çfarë do bëjë me Maestron: Le të përjashtohet

“Për shpirt të babës...”/ Luizi i vendosur se çfarë do bëjë me Maestron: Le të përjashtohet

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Ç’tu krujt suma me politikë o Gjek ? Ishe mirë, aty ku ishe. Nuk je për politikë ti. Je brumë për letra, e jo për stërkomça rrakapjerthi të këtyre mut politikanësh made in Sali Berishë & Co që të rrethojnë.
    Ti në traditë, je i djathtë safi, por organizata jote politike, është degjeneruat nga rrjepacakët pabuksa të “lumpen proletaritit” që shkojnë në drejtim të erës kaotike , si fluger në fushë të madhe…..
    Gjithsesi, të paktçn, ke fituar pensionin si deputet.
    Ky është i vetmi “qar” për ty, siç thojnë tironcit e vjetër, (jo si puna jote me shokë që nuk bëheni dot qytetarë mbasi duhen 7 brez për këtë punë).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

December 26, 2025
Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

December 26, 2025
VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

December 26, 2025
Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

December 26, 2025
I shpëtoi aksidentit tragjik ku vdiqën dy motrat në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

Në kërkim 24-vjeçari, i moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grusht

December 26, 2025
Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

December 26, 2025
Donald Trump: Një gjë e madhe bllokoi arritjen e marrëveshjes me Putin (por nuk e tregon cila ishte)

“Protestat e PD janë si funeral”, Spahiu: S’kanë rrëzuar dot kurrë një qeveri! Partitë e vogla kanë…

December 26, 2025
Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

December 26, 2025
Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

December 26, 2025
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Trafiku në ditët e fundvitit – Shtohet fluksi i mjeteve, Policia Rrugore njofton masat

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com