• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Bruksel shkohet për t’u “djegur”

by Mero Baze
16/10/2024 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Deputetët e opozitës njoftuan se do të shkojnë në datën 23 tetor në Bruksel, në një protestë para Parlamentit Evropian për të protestuar për arrestimin e Sali Berishës. Nuk jam ende i qartë se cili është motivi i vërtetë i këtij udhëtimi në grup, pra nuk është e qartë nëse do shkojnë të protestojnë kundër Parlamentit Evropian, apo t’i ankohen Parlamentit Evropian.

Normale, ashtu siç është situata ata duhet të shkojnë për të protestuar kundër Parlamentit Evropian dhe institucioneve të tjera të BE. Kjo është kauzë reale e PD. Përveçse tani është konturuar si një parti anti-perëndimore, arrestimi i Berishës dhe gjithë të tjerëve të arrestuar nga drejtësia e re, është përshëndetur nga Brukseli dhe është quajtur një nga sukseset kryesore të Shqipërisë ditën e hapjes së negociatave.

Po ashtu e gjithë retorika e derisotme e PD është që BE ka mbështetur qeverinë shqiptare, të cilën këta e quajnë regjim antidemokratik dhe është logjike të protestojnë kundër tyre.

Kjo shkon dhe me qëndrimet që kanë mbajtur kundër diplomatëve perëndimorë që kanë dënuar protestat e tyre.

Nëse shkojnë të ankohen duke e konsideruar Bashkimin Evropian një institucion të painformuar për Shqipërinë, rrezikojnë të bëhen dhe qesharakë, dhe të padobishëm për kauzën e tyre.

Rrezikojnë të bëhen qesharakë, pasi përpiqen të mbajnë gjallë fabulën e Berishës që Perëndimi është me të, por është i painformuar se çfarë po ndodh, dhe nga ana tjetër bëhen qesharakë pasi këtu shajnë nga nëna ambasadorët e BE dhe atje shkojnë të ankohen për çfarë ndodh në Shqipëri.

Por me shumë gjasa, as vet deputetët nuk e kanë të qartë përse do shkojnë. Më shumë se sa t’i shikojë Parlamenti Evropian apo komisioni, që ata janë në Bruksel, ata po shkojnë t’i shikojë Berisha që po shkojnë të protestojnë për të dhe që janë gati të përballen dhe me Perëndimin derisa ai t’i vërë në listat e deputetëve.

E gjitha kjo bëhet për një njeri që sot është dorëzuar në Gjykatë, me një pretencë që minimumin merr 4 vjet dhe maskimum 12 vjet burg. E gjithë kjo, pa 21 Janarin dhe çështjet e tjera që mund t’i hapen.

Tani të shkosh deri në Bruksel vetëm që ai të të shikojë se ti je gati të sakrifikosh për të dhe të identifikohesh me të, nuk tregon më kush është Sali Berisha, po tregon se çfarë produkti pret në politikë nga një plak i kriminalizuar, që para se të ikë në botën tjetër kërkon t’i shikojë të gjithë të bërë pis dhe të poshtëruar prej tij. Dhe ky është dëmi i fundit që ai po i bën PD, kurse deputetët janë duke i bërë nderin e fundit atij.

Në Bruksel nuk djegin dot as karrige, as zyra, as thyejnë dot xhama, e as hedhin dot molotov. Aty nuk shkohet për të djegur. Shkohet “për t’u djegur”.

Next Post

Deputetët e PD protestë në Strasburg, Gjekmarkaj tregon detaje: Do takojmë funksionarë dhe eurodeputetë! Duam tu tregojmë se...

Comments 1

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    Bravo Mero! Ata shkojnë për të venë vetulla , por do të nxjerrin sytë. Nuk kanë më nevojë për to. Le të qërrohen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In